Bullgaria ka dëbuar dy diplomatë rusë, të akuzuar për spiunim ushtarak dhe u ka kërkuar atyre që të largohen nga shteti brenda 72 orëve, ka njoftuar Ministria e Jashtme e Bullgarisë më 23 shtator.
“Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka shpallur dy diplomatë rusë ‘persona të padëshiruar’, dhe ka informuar ambasadën ruse përmes notës diplomatike”, ka thënë një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme.
Prokurorët shtetërorë kanë nisur rast kundër dy të dyshuarve, me kërkesë të Agjencisë Shtetërore për Siguri Kombëtare, e cila ka dyshuar se këta dy persona kanë mbledhur informacion sekret shtetëror rreth planeve të Bullgarisë për modernizim të ushtrisë.
Diplomatët në fjalë nuk mund të ndiqen penalisht për shkak të imunitetit.
“Qëllimi i tyre ka qenë që të transferojnë informacion të mbledhur, duke përfshirë sekrete shtetërore te inteligjenca ushtarake e Rusisë në Moskë”, kanë thënë prokurorët.
Ambasada ruse në Sofje ka thënë se nuk ka të dhëna për të arsyetuar “dënimin e paarsyeshëm” të këtyre diplomatëve.
“Pala ruse rezervon të drejtën e marrjes së masave të njëjta si kundërpërgjigje”, ka thënë ambasada përmes një deklarate në rrjetin social, Facebook.
“Ende nuk është ofruar ndonjë e dhënë që vërteton se ata kanë qenë të përfshirë në aktivitete që nuk përkojnë me statusin e tyre”, është thënë mes tjerash në deklaratë.
Hetuesit bullgarë kanë thënë se spiunimi, që ka ndodhur prej vitit 2016 e deri më tani, ka përfshirë edhe financimin, ashtu që të rekrutohen bullgarë, të cilët kanë qasje në informacion të ndjeshëm.
Bullgaria është vend anëtar i NATO-s, me lidhje relativisht të mira me Rusinë, e cila e furnizon shtetin bullgar me energji. /REL/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?
Zelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës
Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh
SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre