Mejreme Hajdaraj është një emër i ri në modeling, por me suksese të shumta në këtë fushë.

Ajo ka fituar tashmë kurorat e disa konkurseve të bukurisë, ku vetëm sivjet ajo gëzon dy titujt e rëndësishëm 'Miss Elite World 2023' dhe 'Miss Elite Kosovo 2023'.


Hajdaraj është fituese edhe e çmimit 'Miss Globe Kosovo 2022' dhe 'Mis Grande Kosovo 2021'.

"Unë jam Mejreme Hajdaraj. Jam 22 vjeçe, modele profesioniste që nga viti 2016. E dua botën e artit në përgjithësi. Kam qenë pjesë e shumë konkurseve të bukurisë për të fituar, por edhe për të ditur më shumë për kulturën e të tjerëve, për të mësuar më shumë rreth modelingut dhe gjithashtu për të treguar më shumë për veten time", ka thënë bukuroshja nga Kosova në biografinë e dorëzuar në faqen zyrtare të konkursit Miss Elite World ku edhe u shpall fituese.

mejremehajdaraj 345856434 169963636019037 8109808176240934016 n

Mejremja e cila është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, e ndau gëzimin e saj të fitores në 'Miss Elite World 2023' përmes një shkrimi të gjatë në rrjetin social Instagram.r

"Në mesin e shumë shteteve të botës që u bashkuam për të konkurruar në event botëror në Somabay-Egypt. Pas një pune të palodhshme dhe duke mos hequr kurrë dorë fitova 'Miss Elite World 2023'. Faleminderit të gjithë atyre që më përkrahën, më zgjodhën dhe besuan në mua. Faleminderit Stefano dhe Miss Elite, Faleminderit jurisë dhe publikut. Faleminderit 'Miss Shqiperia', faleminderit 'Lense Production', faleminderit familjes që më përkrahën dhe miqve po ashtu. Mbi të gjitha Faleminderit Kosovë, kurora ime është për të gjithë ju. Shpresoj t'ju bëj krenar", ka shkruar ajo.

Bukuroshja koosvare e cila aktualisht është e ndjekur nga mbi 40 mijë ndjekës në Instagram, ndan shpesh me ndjekësit imazhe të ndryshme nga paraqitjet e saj në konkurset e bukurisë, në të cilat ka shkëlqyer gjithmonë. /Telegrafi/

mejremehajdaraj 348961211 1271347637149867 7060878392022833375 n

mejremehajdaraj 350090226 788779666099281 8377730635643832131 n

mejremehajdaraj 349223277 5811781112255899 2921757670690352673 n

mejremehajdaraj 350106475 3491492864457468 7106231618735917886 n

mejremehajdaraj 350363431 219686147522595 3575965785455909173 n

mejremehajdaraj 348473527 767882968134584 2508803849455168067 n

mejremehajdaraj 348228397 238484455456209 1756232970745876951 n