LAJMI I FUNDIT:

Bujare Abazi: Gjyqësori i kapur nga regjimi LSDM-BDI, diku nënë e diku njerkë

Bujare Abazi: Gjyqësori i kapur nga regjimi LSDM-BDI, diku nënë e diku njerkë

Nënkryetarja e partisë opozitare, Aleanca për Shqiptarët, Bujare Abazi ka pasur paraqitje para Ministrisë së Drejtësisë, ku ka shprehur pakënaqësinë në lidhje me deklaratën e fundit të ministrit Bojan Mariçiq për aksidentin në Ohër, ku kërkon rishqyrtim të rastit për aksidentin ku vdiqën dy të rinj.

Abazi ka kujtuar se Mariçiq nuk pati reagim për aksidentin që u shkaktua nga i dënuari në rastin Reket, Zoran Kiçeec ku vdiq një gostivaras, duke pyetur: A thua jeta e të riut nga Gostivari nuk kishte asnjë vlerë për të dhe pse nuk reagoi edhe për rastin në fjalë?


“Drejtësia e kapur, nga gjyqësori i kapur nga regjimi BDI dhe LSDM, diku po luan rolin e nënës e diku rolin e njerkës. Jemi dëshmitarë se ditët e kaluara kishim dy procese gjyqësore ku në njërën zhvatësi Zoran Kiçeec, në aksidentin e trafikut që kishte shkaktuar në mesin e rrugës Ohër – Kërçovë kishte një të lënduar dhe një të vdekur. Për këtë sistemi gjyqësor Zoran Kiçeecit i kishte dhënë një dënim prej gjashtë muajsh burg. Rasti tjetër ndodhi në Ohër ku dy persona të tjerë lanë jetën në aksidentin rrugor. Në rastin e dytë ky person kishte marrë liri me kusht.

Ministri, Bojan Mariçiq në rastin e dytë kishte reaguar në profilin e Facebook-ut duke kërkuar nga instancat më të larta që rasti i dytë të shqyrtohet edhe një herë dhe dënimi të korrigjohet, ndërsa për rastin e parë nuk kishte pasur asnjë reagim. Jemi këtu, para Ministrisë së Drejtësisë për të pyetur ministrin: A thua jeta e të riut nga Gostivari nuk kishte asnjë vlerë për të dhe pse nuk reagoi edhe për rastin në fjalë?”, tha Abazi.

Në trend Lajme

Më shumë
Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Lajme
Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
“O vlla, unë i bëj vetëm për mik këto punë” - zbardhen përgjimet se si punonjësi i Gjykatës së Korçës falsifikonte dokumente për çuar edhe drogë në Angli

“O vlla, unë i bëj vetëm për mik këto punë” - zbardhen përgjimet se si punonjësi i Gjykatës së Korçës falsifikonte dokumente për çuar edhe drogë në Angli

Lajme
Ambasadori Hovenier takon KFOR-in amerikan, flasin për sigurinë në Kosovë

Ambasadori Hovenier takon KFOR-in amerikan, flasin për sigurinë në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori