Bujar Osmani për vizitë zyrtare në Kosovë


Zv.kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani ditën e sotme do të qëndrojë në Republikën e Kosovës në vizitë njëditore.
Osmani në Kosovë do të realizoj takime me presidentin, Hashim Thaçi, si dhe me zv.kryeministrin e Qeverisë së Kosovës, Enver Hoxhaj.
Siç njoftojnë nga Kabineti i Osmanit, në këto takime do të hapen temat e avancimit të bashkëpunimit të ndërsjellë mes Maqedonisë dhe Kosovës, pritjet nga samitet e ardhshme të Bashkimit Evropian, si dhe në përgjithësi perspektivat evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
19/06/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



































