Bujar Osmani dhe Nikos Dendias do të zhvillojnë takim bilateral në asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara
Ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, Bujar Osmani dhe Nikos Dendias, të enjten do të kenë takim bilateral në margjinat e sesionit të 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
MPJ-ja greke njoftoi se në periudhën 19-23 shtator, Dendias do të zhvillojë një sërë takimesh dypalëshe dhe shumëpalëshe ku përveç çështjeve të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe, çështje me interes rajonal dhe global, si pushtimi rus në Ukrainë, do të diskutohet edhe kiza energjitike, zhvillimet në Ballkanin Perëndimor si dhe tema të tjera.
Ndër takimet tashmë të planifikuara të shefit të diplomacisë greke është edhe ai me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, i planifikuar për të enjten, më 22 shtator.
Ministri Osmani, i shoqëruar nga kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, do të marrë pjesë në sesionin e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, në periudhën prej 19 deri më 24 shtator.
Siç është njoftuar sot në mëngjes nga MPJ, Osmani do të marrë pjesë në një darkë transatlantike të ministrave të jashtëm të NATO-s, do të marrë pjesë në takimin e Kartës së Adriatikut A5, takimin e organizuar nga Procesi i Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP) dhe Këshilli për Bashkëpunim Rajonal, si dhe në takimin e vendeve të Iniciativës së Evropës Qendrore (CEI) dhe në forume të tjera të rëndësishme ndërkombëtare për bashkëpunim.
Gjithashtu, në margjinat e GS-së “ai do të zhvillojë takime të shumta dypalëshe me homologët e tij nga vendet anëtare të BE-së dhe nga vendet pjesëmarrëse dhe partnere të OSBE-së, në kuadër të kryesimit tonë të kësaj organizate, si dhe me -të rangut të përfaqësuesve të Departamentit të Shtetit të SHBA-së, dhe do të shfrytëzoj rastin për të realizuar një takim me përfaqësues të diasporës sonë”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Vranët dhe me riga shiu
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe