LAJMI I FUNDIT:

Buja: Kështu i kam ikur policisë maqedonase nga arrestimi (Video)

Buja: Kështu i kam ikur policisë maqedonase nga arrestimi (Video)

Një ditë para se të merret vendimi për Ramush Haradinajn në Colmar të Francës, deputeti i PDK-së, Shukri Buja ka treguar se si i ka ikur një rasti të tillë të arrestimit dhe mundësisë së ekstradimit të tij në Serbi.

Buja duke folur në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, tha se ishte në rrezik të arrestohej vitin e kaluar në Maqedoni, derisa ishte i kërkuar nga Interpoli.


“I njëjti rast më ka ndodh mua vitin e kaluar në Maqedoni. Por, unë kam ikur duke e lënë pasaportën aty”, tha Buja.

Ndryshe, Buja thotë se vitin që shkoi ka qenë edhe në Francë për ta mbështetur kombëtaren e Shqipërisë në futboll, por që nuk është arrestuar./Telegrafi/