LAJMI I FUNDIT:

Bugatti Chiron bëhet zyrtarisht vetura e parë serike që arrin shpejtësinë prej 490 kilometra në orë

Bugatti Chiron bëhet zyrtarisht vetura e parë serike që arrin shpejtësinë prej 490 kilometra në orë

Bugatti Chiron edhe zyrtarisht është bërë vetura serike që ka arritur shpejtësinë maksimale prej 490.47 kilometra në orë, shpejtësi kjo e cila u realizua në një pistë në Gjermani duke thyer rekordin e mëparshëm të po kësaj veture.

Gjatë këtij testimi Bugatti arrin të përshkoj 136 metra të rrugës për një sekondë, ndërsa sipas Stephan Winkelmann, president i kompanisë Bugatti, kjo arritje konsiderohet si më e madhja në këto 10 vitet e fundit, transmeton Telegrafi.


Kjo super veturë edhe më herët ka mbajtur rekordin si vetura më e shpejtë serik, rekorde këto të mbajtura nga viti 2005-2007 dhe nga 2010-2017.

Gjatë testimit të kryer në pistën e Volkswagen që tani ka në pronësi Bugattin, pranë timonit ka qëndruar Ehra-Lessien i cili më parë ka testuar edhe vetura tjera. /Telegrafi/