273:"PARIS, FRANCE - MARCH 06: Gianluigi Buffon of PSG miss-controls the ball during the UEFA Champions League Round of 16 Second Leg match between Paris Saint-Germain and Manchester United at Parc des Princes on March 06, 2019 in Paris, . (Photo by Julian Finney/Getty Images) 12:"Getty Images
Thuhet se Paris Saint-Germain nuk planifikon t'i ofrojë kontratën të re portierit, Gianluigi Buffon.
Ish-lojtarit të Juventusit me klubin parisien kontrata i mbaron muajin tjetër dhe gazeta gjermane, Bild, shkruan se nuk do t'i zgjatet më tutje qëndrimi i 41-vjeçarit në Parc des Princes.
Kampioni francez tashmë ka në plan që ikonën e Italisë ta zëvendësojë me gjermanin, Kevin Trapp, i cili ka kaluar këtë sezon si i huazuar te ekipi Eintracht Frankfurtit.
Italiani u bashkua me skuadrën e Ligue 1 gjatë verës së kaluar gjersa ka luajtur vetëm katër nga 13 ndeshjet e fundit të ligës.
Portieri gjatë karrierës së vetë ka fituar pothuajse të gjitha trofetë me klubet dhe kombëtaren e Italisë. Ndër titujt më të çmueshëm dhe nuk e ka fituar është i Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/