LAJMI I FUNDIT:

Buffon: Do të më pëlqente të luaja me CR7, por jam te PSG t’i ndihmoj Neymarit ta fitojë Topin e Artë

Buffon: Do të më pëlqente të luaja me CR7, por jam te PSG t’i ndihmoj Neymarit ta fitojë Topin e Artë
Cristiano Ronaldo dhe Gianluigi Buffon (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Gianluigi Buffon ka pranuar se do të dëshironte të luante në të njëjtën skuadër me Cristiano Ronaldon, porse është në Paris Saint-Germain për t’i ndihmuar Neymarit që ta fitojë Topin e Artë.

Portieri italian u largua nga Juventusi për t’u transferuar në Ligue 1, në të njëjtën skuadër ku luajnë sulmuesi brazilian dhe Kylian Mbappe.


Gianluigi Buffon dhe Neymar (Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

Nga ana tjetër, disa javë pas largimit të tij, te Zonja e Vjetër u transferua superylli portugez me një shumë rekorde për tregun italian.

Lajmet për BUFFON
Lexo po ashtu Lajmet për BUFFON

“Gjithmonë kam dashur të luaj me lojtarët më të mirë. Mendoj se gjithmonë kam luajtur me futbollistët më të mirë, megjithëse është e kuptueshme se nuk mund të luash me të gjithë, përndryshe duhet t’i ndërrosh klubet secilin vit”.

“Natyrisht se do të më kishte pëlqyer të luaja me Cristiano Ronaldon, por më duhet të them se një prej arsyeve pse vendosa të luaj ishte ftesa që më bëri Paris Saint-Germaini, ku luajnë Neymar dhe Mbappe”.

Gianluigi Buffon dhe Cristiano Ronaldo (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

“Ata së bashku me Messin, janë më të mirët në botë, po ashtu edhe Griezmanni. PSG ka objektiva të larta, ndërsa Neymar dhe Mbappe, më duhet të them, janë dy arsye të fuqishme prapa vendimit (për t’iu bashkuar PSG-së)”.

“Jam këtu në Paris për t’i ndihmuar Neymarit që ta fitojë Topin e Artë. Ai i posedon të gjitha cilësitë që ta fitojë së paku dy herë. Atij i nevojitet vetëm ta bindë veten”, ka deklaruar Buffon për Esporte Interativo. /Telegrafi/