LAJMI I FUNDIT:

Buffon: Real Madridi nuk ka përparësi

Buffon: Real Madridi nuk ka përparësi

Portieri dhe kapiteni i Juventusit, Gianluigi Buffon, e ka pranuar se Real Madridi ka më shumë eksperiencën në Ligën e Kampionëve.

Ai ka folur në konferencën qendrore për shtyp.

Buffon do të ishte një nga kandidatët kryesor për Topin e Artë nëse Juventusi do ta fitonte Ligën e Kampionëve.

“Është tension i llojit të mirë ky, një atmosferë e mirë dhe dëshirë për ta bërë historinë”.

“Mendoj që është mirë që ndeshjen e nesërme e shohim si një tekst të madh, ndeshje të rëndësishme, dhe ne duhet ta japim më të mirë”.

“Nuk është në pyetje historia e Real Madridit me finale. Ata kanë pasur sukses të madh dhe kanë besim në këso ndeshjes, por kjo nuk do ta ndryshojë bilancin e ndeshjes”, ka thënë Buffon. /Telegrafi/