LAJMI I FUNDIT:

Bruno Fernandes dëshiron një numër të ri të fanellës te Man Utd, por ai tashmë përdoret nga një lojtar

Bruno Fernandes dëshiron një numër të ri të fanellës te Man Utd, por ai tashmë përdoret nga një lojtar

Bruno Fernandes ka pranuar se do të dëshironte të merrte fanellën me numrin tetë te Manchester United në të ardhmen, fanellë e cila mbahet aktualisht nga Juan Mata.

Ylli portugez veshi fanellën me numër tetë për tre sezone te Sporting Lisbona, por iu desh të merrte atë me numër 18 te Unitedi kur mbërriti në janar të 2020.


Mata iu bashkua Unitedit nga Chelsea në vitin 2014 dhe ishte nënshkrimi i tyre rekord në atë kohë, duke marrë numrin tetë nga Anderson, i cili u transferua në Fiorentina në formë huazimi.

Në një kuiz me pyetje dhe përgjigje në Twitter, Fernandes theksoi se ai nuk dëshiron që Mata të largohet nga klubi, por ka vëmendjen e tij te numri tetë.

“Shpresoj ta marr një ditë… por tani për tani shpresoj të kem pranë meje vëllain tim Juan Mata”, iu përgjigj Bruno një fansi që i kërkoi të vishte fanellën me numër 8.

Marrëveshja e Matës përfundon në verë dhe ai është bërë një lojtar thuajse i papërdorur në Old Trafford vitet e fundit, pasi ka luajtur pesë vetëm ndeshje gjatë gjithë sezonit, por asnjë minutë në Ligën Premier.

Ai ka të ngjarë të largohet kur i skadon kontrata pasi ka kaluar tetë vjet në Mançester dhe fanella e tij do të mbetej e lirë për mesfushorin portugez.

Pyetjet dhe përgjigjet e Fernandes erdhën disa orë pasi ai siguroi të ardhmen e tij afatgjatë te United, duke nënshkruar kontratë të re.

Portugezi zgjati kontratën e tij deri në vitin 2026 me një opsion për një vit tjetër, duke marrë gjithashtu një rritje masive të pagës.

Fernandes tani do të jetë njëri nga fituesit më të mëdhenj të klubit me 250 mijë funte në javë, krahasuar me pagën e tij të mëparshme prej 120 mijë funte në javë.

Zyrtare: Bruno Fernandes nënshkruan kontratë të re me Man Utd
Lexo po ashtu Zyrtare: Bruno Fernandes nënshkruan kontratë të re me Man Utd

Fernandes ka qenë njëri nga lojtarët më të mirë të United që nga transferimi në Angli dhe një nga më të mirët në të gjithë ligën.

Vetëm Harry Kane dhe Mohamed Salah janë përfshirë në më shumë gola në dy vitet e fundit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori