LAJMI I FUNDIT:

Bruksel, Ademi diskutoi me Hahn-in edhe për Marrëveshjen e Ohrit

Bruksel, Ademi diskutoi me Hahn-in edhe për Marrëveshjen e Ohrit

Në kuadër të vizitës në Bruksel, Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Arbër Ademi, dje është takuar me Eurokomisionerin për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johannes Hahn. Gjatë takimit është diskutuar rreth më shumë temave aktuale që kanë të bëjnë me procesin e integrimit evropian të vendit, në veçanti gjendjen politike, procesin zgjedhor, mbështetjen e BE-së dhe migracionin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë kontekst, Ademi informoi për realizimin e detyrimeve nga Marrëveshja e 20 korrikut që janë parakusht i rëndësishëm për organizimin e zgjedhjeve demokratike dhe të besueshme. Dy bashkëbiseduesit përshëndetën edhe vlerësimin e liderëve politik për përmbushjen e parakushteve për realizimin e zgjedhjeve në dhjetor si hap pozitiv drejt zgjedhjes së krizës politike në vend. U theksua së është e rëndësisë së veçantë që në periudhën e ardhshme, të gjithë aktorët politik, të japin kontributin e tyre për vazhdimin e procesit tonë eurointegrues. Njëherit, Komisioneri Hahn theksoi edhe nevojën e mbështetjes adekuate të vazhdueshme politike dhe institucionale, për punën e Prokurores Speciale Publike.


U diskutua edhe për domosdoshmërinë që në mënyrë intensive të punohet në implementimin e Reformave Urgjente Prioritare, duke pas parasysh se kanë të bëjnë me fusha të cilat janë kyçe për sundimin e ligjit, posaçërisht në pjesën e gjyqësisë dhe administratës publike dhe veçanerisht implementimin e plotë të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

Lidhur me çështjen e migracionit, Zëvendëskryeministri Ademi dhe Komisioneri Hahn u pajtuan se është e nevojshme të ketë bashkëpunim dhe këmbim të informacioneve mes vendeve të rajonit dhe BE-së, me qëllim të koordinimit më të mirë të aktiviteteve dhe shmangies së situatave të fluksit të rritur të migrantëve dhe parandalimit të dukurisë së migracionit ilegal, duke pas parasysh se kriza e migracionit nuk është çështje vetëm e një vendi apo një rajoni, por është çështje e cila kërkon angazhim të thellë ndërkombëtar, koordinim të fuqishëm dhe reagi, të shpejtë nga ana e të gjithë aktorëve. Në këtë kontekst, Komisioneri Han theksoi kontributin e Maqedonisë në menaxhimin e krizës së migrantëve dhe parandalimin e migrantëve jolegal. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori