LAJMI I FUNDIT:

Brooklyn Nets tregojnë forcën edhe me Clippers, triumfojnë përsëri në Staples Center

Brooklyn Nets tregojnë forcën edhe me Clippers, triumfojnë përsëri në Staples Center

Brooklyn Nets kanë marrë fitoren e dytë të njëpasnjëshme në arenën Staples Center të Los Angelesit.

Pasi mposhtën Lakers tri ditë më parë, Brooklyn Nets kanë arritur të largohen edhe njëherë si triumfues nga Kalifornia, pasi kanë triumfuar edhe ndaj LA Clippers.


Pas 48 minutave lojë fantastike, Nets kanë fituar sfidën me katër pikë diferencë 108:112.

James Harden ishte fantastik në këtë takim me dyshifror të dyfishtë prej 37 pikëve e 11 kërcimeve, ndërsa shtoi edhe shtatë asistime.

Me lojë të mirë te fituesit u dallua edhe Kyrie Irving me 28 pikë, derisa me pikë dyshifrore e mbyllën ndeshjen edhe Brown, Harris e Jordan që shënuan nga 13 pikë.

Tek vendasit e Clippers më i dalluari ishte Paul George me 34 pikë, derisa Kawhi Leonard shtoi 29 të tjera, por që nuk i mjaftuan për fitore.

Me fitoren e arritur, Brooklyn kalojnë në vendin e dytë në Konferencën e Lindjes me 20 fitore e 12 disfata.

Në anën tjetër Clippers mbesin të tretët në Perëndim me 22 fitore e 10 humbje. /Telegrafi/

Rezultatet:

Cleveland Cavaliers – Oklahoma City Thunder 101:117

New York Knicks – Minnesotta Timberwolves 103:99

Orlando Magic – Detroit Pistons 105:96

Toronto Raptors – Philadelphia 76ers 110:103

Atlanta Hawks – Denver Nuggets 123:115

LA Clippers – Brooklyn Nets 108:112

Milwaukee Bucks – Sacramento Kings 128:115

Në trend Sport

Më shumë
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Barcelona po e shet për 100 milionë euro lojtarin që e mori për vetëm pesë milionë

Barcelona po e shet për 100 milionë euro lojtarin që e mori për vetëm pesë milionë

La Liga
Dortmundi

Dortmundi "zbrazë" konton e Real Madridit - skuadra gjermane fiton një tjetër pjesë të shumë nga shitja e Bellingham

La Liga
Man City do të jetë pa Haaland për disa kohë

Man City do të jetë pa Haaland për disa kohë

Premier League
Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Premier League
Kalo në kategori