LAJMI I FUNDIT:

Tensionet Kosovë-Serbi, Brnabiq: Jemi në prag të konfliktit të armatosur

Tensionet Kosovë-Serbi, Brnabiq: Jemi në prag të konfliktit të armatosur

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, duke folur për situatën në veri të Kosovës, ka theksuar se “jemi në prag të konfliktit të armatosur”.

“Lutja ime e fundit kur flasim për integrimet evropiane, që të japim gjithçka nga vetja dhe të tentojmë të ruajmë paqen. Jemi në prag të një konflikti të armatosur, për shkak të veprimeve të njëanshme të autoriteteve në Prishtinë”, ka shtuar Brnabiq.


Ajo gjithashtu theksoi se avokatit të ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiqit që u arrestua disa ditë më parë, nuk i është lejuar të kontaktojë me klinetin e tij, transmeton Telegrafi.

Sipas saj, kjo edhe është arsyeja pse serbët në veri kanë vendosur barrikada. Megjithatë kur foli për barrikadat, ajo e zbuti paksa retorikën duke thënë se dialogu është shumë i rëndësishëm.

Në anën tjetër, faktori ndërkombëtar që nga vendosja e këtyre barrikadave ka bërë thirrje që ato të largohen dhe të shmangen situata e tensionuar. /Telegrafi/