LAJMI I FUNDIT:

Britney Spears zbulon se nuk e humbi virgjërinë me Justin Timberlake, edhe pse i kishte bërë njerëzit të besonin për vite me radhë

Britney Spears zbulon se nuk e humbi virgjërinë me Justin Timberlake, edhe pse i kishte bërë njerëzit të besonin për vite me radhë
Foto: Getty Images

Britney Spears ka folur për të kaluarën në librin e saj të ri “The Woman in Me”.

Ylli i muzikës pop pranon se ka kryer marrëdhënie në shkollë të mesme, vite para lidhjes së saj me Justin Timberlake.


Spears shkruan se ajo ka fjetur me shokun më të mirë të fëmijërisë së vëllait të saj, Bryan Spears, kur ajo ishte në shkollë dhe ai shumë më i vjetër.

Edhe pse ajo nuk zbuloi më shumë rreth identitetit të këtij personi, ky rrëfim është një kontrast i fortë me pretendimin e saj të mëparshëm se kishte qenë intime vetëm me një person gjatë gjithë jetës së saj.

“Ishin dy vjet në lidhjen time me Justin. Dhe mendova se ai ishte i vetmi. Por gabova”, i kishte thënë Spears revistës W në vitin 2003.

Britney Spears thotë se ishte në koma pasi Justin Timberlake u nda me të përmes një mesazhi
Lexo po ashtu Britney Spears thotë se ishte në koma pasi Justin Timberlake u nda me të përmes një mesazhi

Ajo gjithashtu shprehu zhgënjimin e saj në Timberlake për diskutimin e ndarjes dhe jetës së tyre seksuale në ” 20/20″ një vit më parë. Ish-çifti pati një ndarje shumë të komplikuar në vitin 2002 dhe kishin akuzuar njëri-tjetrin për tradhti.

Ky libër i Spears, i cili pritet të dalë më 24 tetor, u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku.

Ai ofron një vështrim të rrallë në jetën personale të yllit të popit, duke hedhur dritë mbi marrëdhëniet dhe përvojat e saj të kaluara.

Me këto zbulime të sinqerta, artistja po qartëson të kaluarën dhe u jep lexuesve një shans për të kuptuar rrugëtimin e saj në një nivel më të thellë. /Telegrafi/

Foto: Getty Images

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Magazina
Blero ndahet përfundimisht nga e dashura e tij

Blero ndahet përfundimisht nga e dashura e tij

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Kim Kardashian e ftuar nderi në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga zëvendëspresidentja Kamala Harris për të diskutuar mbi reformën në drejtësi penale

Kim Kardashian e ftuar nderi në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga zëvendëspresidentja Kamala Harris për të diskutuar mbi reformën në drejtësi penale

Magazina
Rita Ora tregon fizikun e shkëlqyer në një paraqitje sportive në TikTok

Rita Ora tregon fizikun e shkëlqyer në një paraqitje sportive në TikTok

Magazina
Kalo në kategori