Britney Spears thyen heshtjen për aktin tronditës në aeroplan që përfshiu policinë

Britney Spears ka reaguar për herë të parë pas një incidenti në një fluturim privat nga Cabo San Lucas drejt LAX, ku këngëtarja 43-vjeçare ndezi një cigare dhe piu alkool gjatë udhëtimit — gjë që çoi në ndërhyrjen e autoriteteve në tokë.
Sipas TMZ, Spears u soll në mënyrë të pazakontë gjatë fluturimit, duke shqetësuar stjuardesat që e urdhëruan të fikte cigaren.
Ajo iu bind, por pas uljes në LAX, u prit nga autoritetet dhe u paralajmërua për sjelljen e saj, shkruan DailyMail.
Në një reagim në Instagram, Spears u shfaq në një video duke ngritur dolli nga avioni dhe shkroi me ironi: “Mendova se zyrtarët më përshëndetën... U ndjeva e veçantë!” Ajo shtoi se ishte hera e parë që pinte vodka dhe e interpretoi ndalimin si keqkuptim: “Mendova se ishte një avion ku lejohej duhani”.
Spears pranoi se i kërkon falje kujtdo që u ofendua, por shpjegoi se nuk u ndje mirë me qëndrimin e stjuardesës ndaj saj.
Ajo publikoi gjithashtu një video tjetër vallëzimi në Instagram, me gotë në dorë, në sfondin e këngës "Despacito".
Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja përballet me shqetësime publike për sjelljen e saj. Në dhjetor 2024, ajo u fotografua me një çakmak në një avion, duke shkaktuar sërish alarme për sigurinë.
Spears kishte pranuar më herët se kishte djegur palestrën e saj në vitin 2020 për shkak të një aksidenti me qirinj. /Telegrafi/

































































