LAJMI I FUNDIT:

Britney Spears nuk do ta ftojë familjen e saj në dasmë

Britney Spears nuk do ta ftojë familjen e saj në dasmë

Britney Spears dëshiron që dita e saj e dasmës të jetë perfektë dhe kjo do të thotë se anëtarët e famshëm të familjes së saj nuk do të jenë në ceremoni.

Ikona 40-vjeçare e muzikës pop nuk ka në plan të ftojë asnjë nga familja e saj, duke përfshirë babanë Jamie Spears dhe nënën Lynne Spears, tha një burim për Us Weekly të mërkurën.


Edhe pse prindërit dhe vëllezërit e saj, Jamie-Lynn dhe Bryan, janë gjithashtu jashtë listës së të ftuarve, këngëtarja ka ende kohë të ndryshojë mendjen para ditës së madhe me të fejuarin Sam Asghari.

Jamie dhe Britney Spears (Foto: Instagram)

“Britney mezi pret të martohet dhe të fillojë vërtetë jetën e saj”, ka thënë burimi. “Ata tashmë kanë filluar të planifikojnë dhe ajo është shumë e lumtur që më në fund merr këto vendime”.

Nuk është e qartë nëse do të organizojë një festë të madhe apo një ceremoni intime, por për momentin do të jetë pa familje.

Të gjitha lajmet nga Britney Spears
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Britney Spears

“Për momentin, asnjë nga familja e saj nuk do të jetë i ftuar në dasmë”, shtoi burimi.

Lynne dhe Britney Spears (Foto: Film Magic)

Mosinteresimi i artistes për të kaluar kohë me anëtarët e familjes së saj përshtatet me grindjet e vazhdueshme me ta përmes gjykatave dhe medieve sociale.

Spears theksojmë që vetëm pak javë më parë u lirua nga konservatori pas 13 vitesh. /Telegrafi/

Jamie-Lynn dhe Britney Spears (Foto: Getty Images)

Në trend Magazina

Më shumë
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Vesa Luma tregon se u bë ajo

Vesa Luma tregon se u bë ajo "sebep" i njohjes së çiftit Diola Dosti dhe Erolld Belegu

Magazina
Kalo në kategori