Britney Spears mbeti pa qerpikë dhe vetulla kur zjarri papritmas i shpërtheu në fytyrë.

Këngëtarja e “Toxic”, 42-vjeçare, u ka treguar ndjekësve të saj në Instagram se incidenti potencialisht vdekjeprurës ndodhi gjashtë muaj më parë.


Ajo u tha 42 milionë ndjekësve të saj në një videoklip, në të cilin foli me një theks britanik: “Isha në dhomën time, ndeza zjarrin dhe krejt papritur më shpërtheu në fytyrë”.

Screenshot 22 Britney Spears

Spears shtoi se oxhaku i saj "e kishte bërë këtë më parë", dhe ajo zakonisht merr sigurinë e saj që "të hyjë dhe ta ndezë për të".

"Por këtë herë, më është hedhur në fytyrë ... m'i hoqi të gjithë qerpikët e vetullat”.

Screenshot 23 Britney Spears

Spears tregoi gjithashtu se si kishte frikë se kishte djegie të shkallës së dytë ose të tretë dhe mendonte se do t'i duhej "të shkonte në dhomën e urgjencës" pasi "fytyra e saj ishte si në zjarr".

"Ishte dhimbje të të prekte diçka. Kjo ndodhi për gjashtë apo shtatë orë”.

"Dhimbja nuk u largua kurrë. Ishte kaq, kaq, kaq e keqe”, shtoi mes tjerash ylli i popit.

Britney tha se i është dashur të merrte paracetamol për të fjetur, duke shtuar: "Po, ishte vërtet keq".

Screenshot 24 Britney Spears

Por ajo përfundoi: "Tani gjithçka është mirë". /Telegrafi/