LAJMI I FUNDIT:

Britanikët do të shpenzojnë më pak para gjatë vitit të ardhshëm për Mbretin Charles III

Britanikët do të shpenzojnë më pak para gjatë vitit të ardhshëm për Mbretin Charles III

Financimi publik për detyrat zyrtare të Mbretit Charles III të Mbretërisë së Bashkuar dhe familjes mbretërore është shkurtuar për vitin e ardhshëm shkaku i fitimeve të papritura nga fermat e erës në det të hapur që i përkasin Crown Estate.

Ministria thotë se pjesa e fitimeve nga pasuria mbretërore e paguar për familjen mbretërore do të duhet të përgjysmohet nga 25 për qind e dhënë në vitet e mëparshme në 12 për qind vitin e ardhshëm, raporton theguardian.


Charles dhe familja mbretërore marrin të ashtuquajturin “Grant Sovran” vjetor nga Thesari, bazuar në një pjesë të fitimeve nga Royal Estate, një sërë parcelash tokash, ferma dhe prona të tjera në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Pjesa më e shenjtë e kurorëzimit të Charlesit - larg syve të publikut
Lexo po ashtu Pjesa më e shenjtë e kurorëzimit të Charlesit - larg syve të publikut

Pasuria mbretërore është një kompani e pavarur me asete komerciale me vlerë rreth 18.5 miliardë euro dhe përfshin disa nga pronat më të shtrenjta të Londrës.

Pasuria mbretërore menaxhon gjithashtu brigjet dhe shtratin e detit përreth Britanisë, dhe një marrëveshje për dhënien me qira të fermave me erë në det të hapur, e arritur këtë vit, ka gjeneruar fitime të vlerësuara në 1.6 miliard euro në vit.

Charles kërkoi që fitimet të përdoren për “të mirën e publikut” dhe jo për të financuar detyrat e tij zyrtare.

Shuma e “Grantit Sovran” është rreth 100 milionë euro këtë vit, po aq sa vitin e kaluar.

Ministria e financave tha se ulja e ardhshme e pjesës që i jepet familjes mbretërore në 12 për qind do të thotë se buxheti i monarkisë do të mbetet i njëjtë vitin e ardhshëm, sepse ajo nuk do të marrë 27 milionë euro shtesë që do të kishte marrë nëse pjesa do të mbetej e pandryshuar në 25 për qind.

Më pas, në vitin 2025 dhe 2026, buxheti i familjes mbretërore do të jetë 150 milionë euro, që është më pak se nëse përqindja e aksioneve do të mbetej e pandryshuar.

Kurorëzimi i Mbretit Charles - sa do të kushtojë dhe kush po paguan për të?
Lexo po ashtu Kurorëzimi i Mbretit Charles - sa do të kushtojë dhe kush po paguan për të?

Charles është i njohur për mbrojtjen e “energjisë së gjelbër”, por ai gjithashtu flet për krizën e kostos së jetesës dhe presionet me të cilat përballen miliona subjekte të tij.

Sipas sistemit të monarkisë kushtetuese të Mbretërisë së Bashkuar, mbretërit dhe mbretëreshat i dorëzojnë qeverisë fitimet nga pronat e kurorës, të cilat nuk janë pronë private e monarkut, por janë pronë trashëgimore që i përkasin sovranit vetëm gjatë mbretërimit. Ministria e Financave siguron një pjesë të këtyre fitimeve në formën e “Grantit të Sovranit” për të mbështetur detyrat mbretërore.

Charles dhe djali i tij, Princi William, gjithashtu kanë të ardhura private nga pronat mbretërore – Dukat e Lancaster dhe Cornwall. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori