ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Mbretëria e Bashkuar ka shpallur Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) organizatë terroriste.

Në një deklaratë me shkrim për Parlamentin, ministrja britanike e Sigurisë, Angela Eagle tha se qeveria kishte "identifikuar aktivitete të lidhura me IRGC-në që përfshijnë kërcënime për jetën dhe frikësimin në territorin e Mbretërisë së Bashkuar".


Qeveria veproi njëjtë edhe me Lëvizjen Islamike të Shoqëruesve të së Drejtës (IMCR), të cilën e përshkroi si të lidhur me Iranin.

Kjo do të thotë se tani përbën vepër penale:

Mbështetja e këtyre grupeve ose shprehja e një mendimi ose bindje që mbështet grupet;

Ndihma në kryerjen e aktiviteteve të lidhura me Mbretërinë e Bashkuar ose angazhimi në sjellje që ka të ngjarë t’i ndihmojë ata materialisht;

Pranimi ose mbajtja e një përfitimi të ofruar nga ose në emër të tyre. /Telegrafi/