Komisioni Europian ka njoftuar nisjen e implementimit të përgatitjeve të saj për një “Brexit” pa marrëveshje, gjithnjë nëse Britania e Madhe do të shkëputet nga BE-ja pa një marrëveshje të rakorduar më herët midis të dyja palëve, por që nuk po ratifikohet dot në “Westminster”.
Komisioni ka njoftuar masat e përkohshme në përpjekje për të reduktuar ndikimin që do të ketë kjo ngjarje historike, por është i vetëdijshëm gjithashtu se nuk do të mund të zgjidhen të gjitha problemet e pritshme.
Ndërkohë që plani i propozuar nga kryeministrja May për shkëputjen ka ngecur në Parlamentin britanik, të dyja palët po përgatiten për situatën më të keqe të mundshme. Britania ka alokuar 2 miliardë paund fonde për departamentet qeveritare.
Masat e Komisionit Europian, ndërkohë, kanë për synim të limitojnë kufizimet në disa fusha tejet të rëndësishme, siç janë financat dhe transporti, gjithnjë nëse “Brexit” vijon rrugëtimin drejt muajit mars pa një marrëveshje të rakorduar.
“Këto masa nuk do të kufizojnë dhe nuk mundet të kufizojnë ndikimin e përgjithshëm të një skenari të mundshëm ‘pa marrëveshje’”, thuhet në deklaratën e Komisionit, përcjell tch.
“Kjo është thjesht një përpjekje për të kufizuar dëmet”, shtoi komisioneri Valdis Dombrovskis në një konferencë shtypi, duke thënë më tej se një plan emergjence ishte i domosdoshëm “duke pasur parasysh pasigurinë e vazhdueshme në Britani”.
Komisioni ka hartuar një plan me 14 masa që mbulojnë legjislacionin që do të mund të garantojë disi vazhdimësinë.
Ato adresojnë 8 sektorë në veçanti, duke marrë parasysh çështje të transportit, doganave, mbrojtjes së të dhënave, shëndetin e kafshëve dhe bimëve, politikat e klimës dhe produktet kyçe financiare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe