LAJMI I FUNDIT:

Brenda shtëpisë përrallore të Justin Bieber dhe Hailey Baldwin

Brenda shtëpisë përrallore të Justin Bieber dhe Hailey Baldwin
Hailey Justin Bieber Beverly Hills Mansion

Shtëpia ndodhet në Bevery Hills, California dhe është ndërtuar në vitin 1932

Pavarësisht vështirësive që po kalon me shëndetin mendor, Justin gjen mbështetje të madhe te bashkëshortja e tij, Hailey dhe po projekton të ardhmen me të.


Duket se pas martesës çifti i famshëm po mendon të bëhet me fëmijë.

Burime pranë tyre kanë bërë të ditur se në planet e tyre ka qenë që të martohen, të kenë një shtëpi të tyren dhe Justin të jetë më mirë nga ana shëndetësore që më pas të hedhin një hap të rëndësishëm siç është fëmija.

Duhet ende kohë që Justin të shërohet, por ai dhe Hailey kanë vendosur të blejnë një shtëpi gjigante, ku mendojnë të rrisin fëmijët e tyre.

Shtëpia që ata kanë blerë ndodhet në Beverly Hills dhe kap vlerën e 9 milionë dollarëve.

A post shared by Hilton & Hyland (@hiltonhyland) on Nov 13, 2018 at 1:18pm PST

Para pak ditësh Hailey ka publikuar foto nga ambientet e shtëpisë, por mediet ndërkombëtare kanë siguruar foto më të qarta të shtëpisë.

Këto foto janë marrë nga agjencia që e kishte nxjerrë në shitje. Nuk është nevoja të shtojmë asgjë më shumë, pasi pamjet e mëposhtme flasin vetë!