LAJMI I FUNDIT:

Brenda Qendrës së Paraburgimit në veri të Mitrovicës – rrëfimet e të burgosurve

Brenda Qendrës së Paraburgimit në veri të Mitrovicës – rrëfimet e të burgosurve

Është objekt në qendër të Mitrovicës në veri. Por, pos atyre që dyshohet se kanë rënë ndesh me ligjin dhe punonjësve, rrallë kush e ka pasur mundësinë që të hyjë brenda kësaj Qendre Paraburgimi.

Struktura e objektit është rrethore. Ndërsa brenda, objektit është një numër i madh i qelive.


Ani pse është Qendër Paraburgimi, këtu mbahen edhe persona të cilët janë dënuar për vepra të ndryshme penale.

Pos qelive, këtu ka edhe punëtori të ndryshme ku të burgosurit marrin zante të ndryshme.

Kamera e RTV Dukagjinit është lejuar që të filmojë dhe intervistojë të dënuarit, të cilët po mësojnë për t’u bërë zdrukthtar.


Gazetarja e RTV Dukagjini duke intervistuar një të burgosur

Një i dënuar pjesëtar i komunitetit serb, ndërsa vuan një dënim me burg për veprën penale të vrasjes.

Ai thotë se puna që bëjnë këtu iu ndihmon shumë që ditët ti kalojnë më lehtë.

Anonim – i burgosur

“Në vitin 2006 kam ardhur këtu, sepse rrethanat kanë qenë të tilla. Ka ndodh çka ka ndodh, kam fillu me punu dhe jam dënu për 15 vjet për vrasje. Po mundohem që të bëj gjithçka që koha të më ec më shpejt. Punoj dhe krijoj diçka”, tha ai.

Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë është e ndërtuar në dy kate. Në katin e parë mbahen të burgosurit nga komuniteti serb, rom, ashkali dhe boshnjak. Ndërsa, në katin e dytë mbahen të burgosurit dhe paraburgosurit shqiptarë.

Por, pavarësisht etnive, të burgosurit këtu thonë se kalojnë shumë mirë mes vete.

Anonim – i burgosur

“Me krejt punojmë. Nuk e shikojmë se çfarë nacionaliteti ka. Me krejt jemi në rregull. As diferencën në moshë apo çkado që është. Ne flasim, këtu jemi krejt të njëjtë”, tha ai.

Një i burgosur tjetër është i dënuar për veprën penale të vjedhjes. Ai pret të lirohet së shpejti, ndërsa tregon edhe për aktivitetet që ata bëjnë jashtë kësaj qendre.

Anonim – i burgosur

“Mirë po punoj, po gjendem mirë këtu, kam mësuar shumë sende me punu, po merrna me dërrasa e sene me punu e gjithçka”, thotë i burgosuri.


Dhomë e të burgosurve në Qendrën e Paraburgimit

E i burgosuri tjetër, që është i dënuar me 22 vite burgim, ka një kërkesë për Presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Anonim – i burgosur

“Me na fal, kurgjo hiç as kushtet as sen. Para një viti i kam shkruar që me u liru me kusht, e ma refuzuan qetash e kam për të dytën herë po mendoj nashta na falin”, tha ai.

Ndërkohë, drejtori i këtij burgu, Benasim Mediq ka thënë se të gjithë të burgosurit këtu trajtohen mirë, ndërsa tregon edhe për numrin e tyre.

“Qendra e paraburgimit në Mitrovicë e ka kapacitetin me 74 krevat, këtu ka vetëm meshkuj. Tash janë 55 të burgosur, 36 janë serb, 13 shqiptar edhe 5 të tjerë nga nacionalitet tjera”, tha Mediq.

Brenda kësaj qendre mbahen persona që janë në paraburgim si të dyshuar e akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, vuajnë dënimet edhe të tjerë, të cilët janë gjetur fajtor për veprat penale si: përdhunim të fëmijëve, vrasje të rënda, deri tek veprat penale të vjedhjes së lehtë. /PortaliD/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Lajme
Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Lajme
Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Drejtësi

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori