LAJMI I FUNDIT:

Brenda një magazine të vjetër në Bruksel zbulohet koleksioni i rrallë me 22 vetura sportive, kapin vlerën e miliona eurove

Brenda një magazine të vjetër në Bruksel zbulohet koleksioni i rrallë me 22 vetura sportive, kapin vlerën e miliona eurove

Një koleksion i veturave të rralla u gjet në një magazinë të vjetër në qendër të Brukselit.

Bëhet fjalë për 22 modele të rralla Ferrari dhe Porsche, të cilat ishim mbuluar me pluhur derisa kompania “Oldtimerfam” nga qyteti i Alterit u informua për vendndodhjen e tyre.


Së shpejti ato do të dalin në shitje. Të paktën një dekadë më parë, një koleksionist besohet se ka sjellë më shumë se 20 vetura sportive në një magazinë të vjetër në qendër të Brukselit, por duket se askush nuk i ka prekur që atëherë.

Modelet datojnë nga e 70, 80 dhe 90-at dhe janë në gjendje të mirë. Ato ishin të mbuluara siç duhet në katin e parë, ku ka më pak lagështi se në katin përdhes”, tha Xavier Molenar nga kompania “Oldtimerfam”.

Ai nuk ka dashur të komentojë shumën e saktë, por veturat me siguri kapin disa milionë euro.

Ka modele Ferrari Testarossa, Porsche 911 dhe modele S dhe ndoshta më i vlefshmi është Ferrari 512 BB i verdhë. /Telegrafi/