LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj 15° partlycloudy_night

Brenda dy javësh lëshohet për qarkullim një pjesë e nënkalimit të ri në Ferizaj

Brenda dy javësh lëshohet për qarkullim një pjesë e nënkalimit të ri në Ferizaj

Brenda dy javëve të ardhshme Komuna e Ferizajt, synon të lëshojë për qarkullim një pjesë të nënkalimit të ri për vetura që është duke u ndërtuar në këtë qytet.

Kryetari i kësaj komune, Agim Aliu ka thënë se punimet janë duke shkuar në bazë të parashikimeve, derisa tregon se disa herë ka kërkuar ndihmën e qeverisë, porse ka hasur në vesh të shurdhër.

“Tashmë ka përfunduar mbi 50% të punës dhe pjesa që është gati pritet që këto dy javët e fundit të lëshohet për qarkullim, ndërsa të dalim në pjesën tjetër të hekurudhës dhe vitin e ardhshëm të përfundohet, një projekt që ka vlerën jo shumë materiale por e ka vlerën që jep siguri qytetarëve,” deklaroi Aliu.


Ndërkohë që Kenan Gashi nga organizata Avonet, thotë se punimet në këtë pjesë që lidhë disa rrugë periferike me qytetin, do të duhej të përfundonin sa më parë, për shkak se në javët në vazhdim fillon edhe ardhja e mërgimtarëve.

Gashi shton se ky projekt do të shfrytëzohet për fushatë zgjedhor.

“Ne kemi shprehur shqetësimin se duhet të përfundohet një pjesë për të qenë më funksionale, besoj se do ta përdorin institucioni në këtë rast komuna, një poentim publik për të pasur një pasqyrë sa më të mirë tek publiku,” thotë Kenan Gashi nga Organizata ‘Avonet’. 

Aliu thotë se viti i ardhshëm do të jetë vit i përfundimit të gjithë projektit, porse shton se është rastësi, që mund të mbahen edhe zgjedhjet lokale në atë vit.
“Ne gjithmonë na thuhet kështu se po bëhemi gati për zgjedhje ne duhet të punojmë pavarësisht stinëve e muajve, zgjedhjet e kanë kohën e tyre, projektet e kanë kohën e tyre dhe nuk e kanë ndonjë lidhshmëri,” shtoi kryetari, Aliu.

Ky projekt i komunës së Ferizajt, i cili parasheh edhe ndërtimin e shesheve për këmbësor, po u pëlqen qytetarëve.

“Projekti që sështë disa faza me nënkalime është i duhur dhe adekuat për trafikun rrugor, e vlerësoj edhe si ide për cfarë është nisë për Bashkimin e qytetit sepse hekurudhat e ndanë qytetin ne pjesën lindore dhe perendimore, kështu që përvec e shakrkon trafikune  bashkon edhe qytetin,” tha Gjin Hajrullahu – Qytetar.

Një pjesë e projektit  infrastrukturor i quajtur “Bashkimi i Qytetit” në Ferizaj është përuruar gjatë vitit 2021, ndërkohë që shuma e shpenzuar është 7 milionë euro./Tv Dukagjini

Në trend

Më shumë
Fero pranon se është në depresion të rëndë, kërkon publikisht ndihmën e mediave: Po më bëhet padrejtësi

Fero pranon se është në depresion të rëndë, kërkon publikisht ndihmën e mediave: Po më bëhet padrejtësi

Magazina
“Do të tregojë emrat e disa politikanëve”, Karamuço: Një anëtar i bandës kriminale po bashkëpunon me drejtësinë

“Do të tregojë emrat e disa politikanëve”, Karamuço: Një anëtar i bandës kriminale po bashkëpunon me drejtësinë

Lajme
Lajm me rëndësi për shqiptarët e Zvicrës!

Lajm me rëndësi për shqiptarët e Zvicrës!

Prishtina Ticket
Fero me akuza të rënda: Vajza më është kidnapuar, ia kanë falsifikuar pasaportën - nuk e di ku është

Fero me akuza të rënda: Vajza më është kidnapuar, ia kanë falsifikuar pasaportën - nuk e di ku është

Magazina
Renditen dhjetë gjyqtarët më të mirë në histori të futbollit –  diferencë e vogël mes dy vendeve të para

Renditen dhjetë gjyqtarët më të mirë në histori të futbollit – diferencë e vogël mes dy vendeve të para

Ndërkombëtare
Getinjo reagon i nervozuar: Kemi luajtur mendsh, kurrë më keq nuk kemi qenë

Getinjo reagon i nervozuar: Kemi luajtur mendsh, kurrë më keq nuk kemi qenë

Magazina
Kalo në kategori