LAJMI I FUNDIT:

Brenda dhomës dhe hotelit në Turqi ku ka qëndruar Barack Obama

Brenda dhomës dhe hotelit në Turqi ku ka qëndruar Barack Obama

“Calista Luxury Resort” është hoteli më i famshëm në Turqi, pasi në vitin 2016 në të ka qëndruar ish-presidenti i SHBA-ve Barack Obama. Shërbimi i ish-presidentit Obaman, nuk e zgjodhi rastësisht “Calista-n” për qëndrimin e ish-presidentit gjatë kohës së Samitit G20, pasi ky hotel është i veçantë në të gjitha aspektet. Telegrafi Maqedoni së bashku me Fibula Travel Macedonia, ka realizuar intervistë me përgjegjësin për marketing në hotelin e famshëm ku tashmë kanë qëndruar liderë të mëdhenj botërorë.

Në një intervistë për Telegrafi Maqedoni, menaxheri i “Calista Luxury Resort”, Murat Suslu, tregoi më shumë rreth qëndrimit të Barack Obamas në hotelin e tyre. Ai tha se ish-presidenti qëndroi tek ata për rreth dy javë dhe se në këtë periudhë ata e kanë mbyllur të gjithë hotelin dhe i kanë shërbyer vetëm Obamas dhe stafit të tij.

Suslu tregoi se arsyet kryesore që shërbimi i ish-presidentit amerikan e zgjodhi hotelin e tyre janë për shkak të sigurisë dhe shërbimeve cilësore.

“Obama erdhi në vitin 2016 gjatë Samitit G20 dhe ai qëndroi këtu, thuajse një ose dy javë me shërbim sekret. Vetëm ai ka qëndruar këtu, e mbyllëm të gjithë hotelin për të. Ishte përvojë e mirë për ne dhe gjithashtu e dimë se ai u kënaq këtu në Calista”.

Pesë hotelet me shërbim të mrekullueshëm, për një pushim veror të paharruar në Turqi
Lexo po ashtu Pesë hotelet me shërbim të mrekullueshëm, për një pushim veror të paharruar në Turqi

“Kishte shumë arsye, sigurisht cilësia e shërbimit, prandaj ai na zgjodhi neve, por gjithashtu edhe për shkak të sigurisë. Pasi Calista Luxury Resort është fituese e “Green Star”, gjithashtu Calista Resort kur është ndërtuar ka pasur arkitekturë unike dhe stil të veçantë ndërtimi. Siç e shihni kemi formë 360 gradë, mund të shihni në 360 gradë, prandaj na zgjodhën. Sigurisht që kishte edhe kushte tjera për Obamën dhe shërbimin e veçantë, për shkak të sigurisë, lokacionit dhe gjërave tjera. Por, mund të them se të gjitha kushtet ishin të mrekullueshme për Obamën, prandaj ai qëndroi këtu”, tha Suslu.

Ai gjithashtu tha se gjatë kohës që presidenti amerikan qëndronte tek ata, nuk kanë mundur që ta ndajnë këtë informacion me opinionin.

“Derisa ai ishte këtu ne nuk mund ta ndanim këtë informacion dhe ta përdornim për marketing. Por pastaj e kemi bërë. Jemi krenar për këtë. Disa njerëz të famshëm kanë qëndruar këtu, njëri prej tyre edhe Obama dhe jemi krenar për të gjithë mysafirët që kanë qëndruar në Calista Luxury Resort, njëri prej tyre Obama”, tha Suslu.

Ndërsa i pyetur për sezonin e fundit turistik, ai theksoi se ka qenë i mrekullueshëm.

“Ka qenë i mrekullueshëm, ishim thuajse të mbushur plot. Gjithashtu për Turqinë ishte sezon i madh, por edhe për Calistan. Pas pandemisë mysafirët prisnin pushimet, dy vite ishin brenda dhe më pas ata donin të vinin në pushime. E pamë se ata që e zgjodhën Calistan ishin të lumtur, gjithashtu kishin pritshmëri të mëdha dhe ne iu përgjigjëm pritshmërive të tyre. Kur kontrolluam web-faqen për komentet e mysafirëve e pamë se ishin të lumtur dhe ishin 100% të kënaqur, prandaj jemi të lumtur të shohim rezultate të tilla”, tha Suslu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Lajme

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori