Statistikat evropiane të ndara së fundmi nga Eurostat janë të rëndësishme sepse tregojnë drejtimin në të cilin po lëviz përdorimi i duhanit dhe produkteve të ngjashme në kontinentin e vjetër. Mirëpo, vetë shifra nuk tregon pse një shtet ka rezultat më të mirë e një tjetër më të dobët. Për këtë nevojitet kontekst: çfarë politikash zbatohen, si reagojnë konsumatorët, cila është gjendja e tregut legal dhe nëse një pjesë e konsumit po zhvendoset në kanalet ilegale.

Në këtë kuptim, paralajmërimet për akciza të reja dhe çmime më të larta në Bashkimin Evropian nuk duhet të lexohen vetëm si një lajm për një "goditje" të mundshme ndaj duhanpirësve. Ato duhet të lexohen si pjesë e një debati më të gjerë rregullator: a e redukton me të vërtetë përdorimin vetë rritja e çmimit, apo ajo duhet të shoqërohet me masa parandaluese, kontroll të shitjeve, parandalim të tregtisë ilegale dhe një dallim të qartë mes kategorive të ndryshme të produkteve. Çmimi mund të jetë një instrument i rëndësishëm, por nuk është politikë në vetvete. Nëse nuk vendoset me kujdes, ai mund të krijojë vetëm një dukje të rreme progresi: më pak shitje legale, por jo domosdoshmërisht më pak përdorim.

Kur shifra nuk e tregon të gjithë tregimin
Franca është një shembull se pse një masë nuk duhet të shikohet e izoluar nga pasojat e saj. Akcizat e larta dhe rritja e vazhdueshme e çmimeve të produkteve të duhanit në Francë përdoren si një instrument për reduktimin e konsumit. Mirëpo, kur një pjesë e duhanpirësve nuk e braktisin zakonin, por kërkojnë mënyra për ta mbajtur atë me një çmim më të ulët, hapet hapësirë për blerje ndërkufitare dhe kanale ilegale. Më prandaj, rënia e shitjeve legale apo ulja formale e një treguesi të caktuar nuk do të thotë gjithmonë se problemi i shëndetit publik është zgjidhur.
Nëse Franca është një paralajmërim për efektet e varësisë excessive nga politika tatimore, atëherë Belgjika është një rikujtesë se edhe rezultatet e suksesshme në shëndetin publik nuk e elminojnë nevojën për një kontroll të fortë. Sipas të dhënave më të fundit të Eurostat-it, Belgjika është ndër vendet me përdorimin më të ulët ditor të duhanit dhe produkteve të ngjashme në Bashkimin Evropian, me 13.6 për qind të popullsisë që përdor produkte të tilla çdo ditë. Kjo e pozicionon vendin ndër shembujt evropianë për uljen e suksesshme të pirjes së duhanit.



Mirëpo, pervoja belge tregon se ulja e pirjes së duhanit nuk do të thotë automatikisht edhe zhdukje e të gjitha rreziqeve. Përkundër përhapjes relativisht të ulët të përdorimit, Belgjika është ndër vendet që vitet e fundit po përballet me një rritje të konsiderueshme të tregtisë ilegale të cigareve. Nuk është rastësi që analizat e tregut evropian rregullisht e rendisin Belgjikën ndër shtetet ku konsumi ilegal shënon rritje të ndjeshme. Një pjesë e arsyeve lidhen me rolin e saj si një qendër e rëndësishme transporti dhe logjistike në Evropë, gjë që e bën atë një rrugë atraktive për rrjetet kriminale që tregtojnë produkte ilegale.
Mësimi më i rëndësishëm nga Belgjika është se suksesi i një politike nuk duhet të matet vetëm sipas shkallës së pirjes së duhanit. Po aq e rëndësishme është se sa arrin shteti ta mbajë tregun brenda kornizave legale dhe të kontrolluara. Kufizimet mund të japin rezultat, por vetëm nëse shoqërohen me inspektime me efikasitet, institucione të forta, kontroll doganor dhe luftë të vazhdueshme kundër kanaleve ilegale. Përndryshe, problemi nuk zhduket, por thjesht zhvendoset jashtë fushëpamjes së shtetit.

Produktet e reja nuk duhet të humbasin nga pamja në debat
Në përpjekjen për të reduktuar numrin e duhanpirësve, debati evropian po përmblidhet gjithnjë e më shpesh në kufizime të reja dhe taksa më të larta për të gjitha produktet e nikotinës. Mirëpo, me këtë rast anashkalohet një pyetje e rëndësishme: a duhet të trajtohen të gjitha produktet njësoj, përkundër faktit se nuk përfaqësojnë të njëjtin rrezik për përdoruesit?

Zbulimet shkencore në dekadën e fundit treguan qartë se produktet pa djegie përfaqësojnë një kategori të ndryshme nga cigaret. Edhe pse nuk janë pa rrezik dhe nuk janë të destinuara për joduhanpirësit ose të miturit, ato mund të jenë një zgjedhje më e mirë për duhanpirësit e rritur që përndryshe do të vazhdonin të pinin cigare.
Prandaj, përveç mbrojtjes së të rinjve dhe kontrollit të rreptë të tregut, rregullativa duhet të ruajë edhe mundësinë që duhanpirësit e rritur të kenë qasje në alternativa të konfirmuara shkencërisht. Politikat që nuk bëjnë dallim mes produkteve rrezikojnë të humbasin mundësinë për një reduktim më të shpejtë të dëmit nga pirja e duhanit.

Në fund, suksesi i politikave të shëndetit publik nuk do të matet vetëm nga numri i kufizimeve të vendosura, por edhe nga ajo se sa me efektivitet do t'u ndihmojnë duhanpirësve të largohen nga forma më e dëmshme e konsumimit të nikotinës – pirja e cigareve.
Pikërisht këtu bashkohen mësimet nga përvojat evropiane. Franca tregon se rritja e çmimeve mund të ketë një efekt të kufizuar nëse njëkohësisht hapet hapësirë për tregti ilegale. Belgjika, nga ana tjetër, konfirmon se edhe vendet me shkallë më të ulët të pirjes së duhanit duhet të investojnë vazhdimisht në kontrollin dhe zbatimin e rregullativës. Atje ku ka progres, ai më së shpeshti është rezultat i një kombinimi masash, e jo i një zgjidhjeje të vetme tek.

Prandaj, debati publik nuk ausme të reduktohet vetëm në pyetjen se a do të shtrenjtohen dhe sa do të shtrenjtohen produkte të caktuara. Më e rëndësishme është se a do të çojnë masat me të vërtetë në më pak përdorim të cigareve, reduktim të dëmit, kontroll më të fortë të tregut dhe kufizim të tregtisë ilegale.
Në fund, testi i vërtetë për çdo politikë publike nuk është se sa fuqishëm do të jehojë në titujt e lajmeve, por nëse do të sigurojë rezultate reale: më pak pirje duhani, më pak dëm dhe një treg më të fortë, të rregulluar dhe të kontrolluar.