LAJMI I FUNDIT:

Brenda 24 orëve janë ngritur 64 aktakuza kundër 76 personave për vepra të ndryshme penale

Brenda 24 orëve janë ngritur 64 aktakuza kundër 76 personave për vepra të ndryshme penale

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetekatër (64) aktakuza kundër shtatëdhjetegjashtë (76) personave, për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit për media, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë tetë (8) persona, është bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi për vepra të ndryshme penale, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për sekuestrim, një (1) kërkesë për sekuestrimin e një (1) veture dhe një (1) kërkesë për sekuestrimin e dy (2) telefonave mobil.


Raporti për të gjitha prokuroritë:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave me inicialet B.G., M.P dhe A.I., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Shpëlarje e parave”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar. Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrim, një (1) kërkesë për sekuestrimin e një (1) veture dhe një (1) kërkesë për sekuestrimin e dy (2) telefonave mobil. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza për trembëdhjetë (13) persona për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona, si dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje 48 orësh, dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza, kundër katërmbëdhjetë (14) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, në Departamentin e Përgjithshëm janë ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori