LAJMI I FUNDIT:

Braktisi njësinë e tij për të luftuar krah ukrainasve kundër rusëve, kapet nga ish-bashkëluftëtarët e Wanger – ekzekutohet me çekiç

Braktisi njësinë e tij për të luftuar krah ukrainasve kundër rusëve, kapet nga ish-bashkëluftëtarët e Wanger – ekzekutohet me çekiç

Një anëtar i Wagner Group që kishte ndërruar anë dhe po luftonte përkrah ukrainasve kundër rusëve, është rrëmbyer dhe ekzekutuar në mënyrën më të rëndë të mundshme nga pjesëtarët e kësaj ushtrie private të Vladimir Putinit.

Ky i burgosur ishte rekrutuar nga Wagner Group ishte dërguar për të luftuar në Ukrainë, por pasi ishte kapur nga ukrainasit dhe kishte dhënë informacione të rëndësishme për ushtrinë që kryen punët e pista të Putinit, kishte vendosur të ndërrojë anë dhe në mënyrë vullnetare të luftojë me ukrainasit kundër rusëve, transmeton Telegrafi.


Ai është filmuar duke u ekzekutuar në mënyrën më barbare nga pjesëtarët e Wagner në krye të cilës është Yevgeny Prigozhin, një nga njerëzit më të busueshëm të presidentit rus Vladimir Putin.

Evgeny Nuzhin shihet duke mbajtur kokën një copë të betonit, që ia kishin lidhur me ngjitës. Në një moment, një pjesëtar i Wagner e godet me tërë forcën me çekiç në kokë, e për t’u siguruar se do të mbetet i vdekur në vend, e godet sërish.

E pas publikimit të kësaj video, nga Wagner është deklaruar edhe kreu i kësaj njësie paramilitare. Ai tha se fakti se është mbytur me çekiç, tregon se nuk e kishte gjetur “lumturinë në mesin e ukrainasve”.

Madje ironizoi duke thënë  bëhet fjalë për një film të quajtur “Qeni meriton vdekjen e qenit”, duke aluduar “në tradhtinë” që ia kishte bërë Wagner Group.

Pamjet e publikuara më poshtë, kanë përmbajtje të rëndë dhe rekomandohet vetëm për persona mbi 18-vjeç. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori