Gigi Hadid ka festuar ditëlindjen e saj këtë javë dhe ka zbuluar në Instagram një gjest të veçantë nga partneri i saj, aktori Bradley Cooper.

Modelja 31-vjeçare publikoi një fotografi të një buqete të madhe me lule shumëngjyrëshe që Cooper i kishte dhuruar, duke e shoqëruar me një mesazh të shkurtër dhe të ngrohtë për të.


Në postimet e saj, Gigi ndau edhe dhurata të tjera me lule të marra nga familjarë dhe miq, duke e kthyer ditëlindjen në një seri urimesh dhe surprizash, shkruan DailyMail.

Ajo dhe Bradley Cooper janë në lidhje që nga fundi i vitit 2023, ndërsa marrëdhënia e tyre është mbajtur kryesisht larg vëmendjes së publikut, me vetëm disa momente të ndara në rrjete sociale.

Në një intervistë të mëhershme, Hadid ka treguar se kjo lidhje i ka sjellë një përvojë më të qetë dhe më “normale” në jetën e saj personale, duke theksuar rëndësinë e një raporti të shëndetshëm dhe të balancuar. /Telegrafi/