Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka pritur sot në një takim lamtumirës, ambasadorin e Norvegjisë në Prishtinë, Jan Braathu.
Sipas njoftimit për media, Krasniqi e përgëzoi ambasadorin për punën dhe mbështetjen që ka dhënë për institucionet e Kosovës për disa vjet në shërbim dhe e uroi për detyrën e re, si Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë.
Krasniqi e informoi ambasadorin për të arriturat dhe sfidat në bujqësi, duke theksuar potencialin e madh që ka ky sektor për zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës.
Ai përmendi se në dy vitet e fundit investimet në bujqësi janë rritur, duke bërë që të rritet prodhimi në shumë kultura bujqësore si dhe të hapen vende të reja të punës. Në këtë drejtim ai theksoi se kanë kontribuar edhe donatorët ndërkombëtarë, dhe për këtë falënderoi ambasadorin e Norvegjisë për mbështetjen e dhënë në projekte të ndryshme që lidhen me bujqësinë.
Nga ana e tij, ambasadori Braathu vlerësoi të arriturat në bujqësi dhe fokusin që i ka dhënë Qeveria e Kosovës në programin e saj.
Ai tha se Norvegjia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në shumë fusha, e po ashtu edhe ai në detyrën e re do të vazhdojë të ndihmojë institucionet e Kosovës në avancimin e politikave.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur