LAJMI I FUNDIT:

BQK: Rënia ekonomike e Kosovës për vitin e kaluar pritet të jetë 5.2 për qind

BQK: Rënia ekonomike e Kosovës për vitin e kaluar pritet të jetë 5.2 për qind

Rënia ekonomike për vitin 2020 pritet të jetë 5.2 për qind, ndërsa aktiviteti ekonomik për vitin aktual do të jetë më pozitiv.

Kështu ka pohuar në një intervistë për Telegrafin, zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Sokol Havolli.


“Në vlerësimit të trajektores të ekonomisë gjatë fazave të hershme, Banka Qendrore ka dal me vlerësimin se do të ketë rënie rreth 3 për qind. Pastaj, në muajin shtator të 2020-së e kemi bërë një rivlerësim dhe është vërejtur se për shkak të ndikimit të pandemisë në ekonomi, rënia mund të jetë edhe më e thellë dhe kemi dal me një rivlerësim se rënia do të jetë 7.2 për qind. Tani, të dhënat të Agjencisë së Statistikave të Kosovës sugjerojnë se rënia mund të jetë pak më e vogël se 7.2 për qind, ku aktualisht e kemi pozicionin që rënia ekonomike mund të jetë 5.2 për qind për vitin 2020. Për të dhënë parashikimet për vitin 2021, pritjet e Bankë Qendrore në krahasim me vitin e kaluar janë se, aktiviteti ekonomik do të duhej të jetë më pozitiv, sepse nuk kemi arsye të mendojmë se do të vazhdoj recesioni edhe për këtë vit”, ka thënë Havolli.

Havolli: Shtyhen 735 milionë euro kredi dhe riprogramohen 367 milionë euro prej tyre gjatë pandemisë COVID-19
Lexo po ashtu Havolli: Shtyhen 735 milionë euro kredi dhe riprogramohen 367 milionë euro prej tyre gjatë pandemisë COVID-19

Ai ka shtuar se, përkundër pandemisë COVID-19 ka pasur rritje të dhënies së kredive për mbi 200 milionë euro më shumë.

“Fillimisht në kohën e mbylljes totale ka pasur një rënie për ata muaj, pastaj kur kanë filluar të lehtësohen masat në qershor e tutje ka pasur rikthim të aktivitetit kreditor, sepse prej sektorit bankar është vlerësuar si rikthim i aktivitetit, madje muaji korrik i vitit të kaluar e tejkaluar korrikun e vitit 2019 në kontekst të kredisë. Nëse e shohim si vlerë totale e kredive që ekzistojnë sot në treg, i kemi 3.2 miliardë euro që është mbi 200 milionë euro kreditimi në i lartë se sa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak apo një rritje prej 7.1 për qind”, ka treguar ai.

Në këtë intervistë, Havolli ka thënë se janë shtyrë 735 milionë euro dhe janë riprogramuar 367 milionë euro të pagesës së këstit të kredive. /Telegrafi/