LAJMI I FUNDIT:

BPB lanson programin BPB Juniors

BPB lanson programin BPB Juniors

Banka Për Biznes nga sot ka lansuar programin “BPB Juniors” i cili ka për qëllim trajnimin e studentëve të universiteteve publike e private në sektorin bankar.

Në hapjen ceremoniale të këtij programi, si pjesë e panelit, morën pjesë: Prorektorja e Universitetit të Prishtinës Teuta A. Pustina, drejtoresha për çështje akademike pranë kolegjit RIINVEST Bardha Qirezi dhe rektori i UBT-së Edmond Hajrizi.

Kryeshefi ekzekutiv i Bankës Për Biznes, Arton Celina tha se ideja e këtij programi është sublime sepse ka për qëllim që të ketë një input më kualitativ në tregun e punës.

“Në nivelin makro do të potencoj rëndësinë e një bashkëpunimi në mes të akademisë dhe industrisë ku të dyja palët do të japin kontributin e tyre në mënyrë që të kemi rezultate më kualitative në punë.’ – tha Celina.

Ai ftoi studentët që të jenë shumë vigjilent gjatë këtij trajnimi kërkoi nga ta që të jenë më aktiv sidomos tek pjesa e kreditimit për të parë se çka banka ka parasysh kur e i krediton klientët e saj.

Të gjithë panelistët u pajtuan që programi BPB Juniors do të ndihmojë studentët që të testojnë anën teorike në praktikë në një bankë me zhvillim tejet dinamik. Në anën tjetër studentët e përzgjedhur treguan entuziazmin e tyre për punën qe i pret gjatë këtij programi.

Ndryshe, programi BPB Juniors, i cili do të zgjasë tre muaj, përmes stafit të bankës të cilët janë të specializuar në fusha të ndryshme të sistemit bankar si dhe me angazhimin e profesorëve nga Universitete, do të ofrojë trajnime profesionale në fushën e sistemit bankar si dhe trajnime në fushën e aftësive analitike.

Artikull i sponzorizuar