0Shares

Përfaqësuesi zyrtar i orëve OMEGA në Maqedoni, shitoret për orendi dhe orë-Bozinovski ju prezantojnë me historikun 125 vjeçar të orëve OMEGA me një katalog të quajtur “Celebrating a Name born in 1894” ku ka informacione të detajuara për historikun dhe detaje tjera për orët ekskluzive që mund t’i bleni nëpër shitoret Bozinovski nëpër Shkup dhe Manastir.

Foto nga katalogu

“Para se të quhej OMEGA, kompania jonë e themeluar në vitin 1848 u hap si punëtori e vogël nga Louis Brandt në qytetin zviceran La Chaux-de-Fonds. Brandt ka qenë i apasionuar pas saktësisë dhe orëve të bukura. Për disa vite nami i tij për orë kualitative u shpërnda nëpër Zvicër dhe nëpër gjithë Evropën” thuhet në historikun e kësaj ore.

Gjithashtu në katalogun e orëve OMEGA thuhet se pas vdekjes së tij, biznesin e vazhduan djemtë e tij, Louis-Paul dhe César.

Foto nga katalogu

Puna e dy vëllezërve ndikoi pozitivisht në rritjen e brendit të orës, saqë në vitin 1894 ata prodhuan orë me 19 kalibra, gjë që ndikoi shumë në treg për të vendosur standarde të reja të orëve në treg. Atëherë, dy vëllezërit vendosën që këtë orë ta pagëzojnë me emrin “OMEGA”. Orët “OMEGA” njiheshin me precizitetin e pashoq.

Foto nga katalogu

Për të festuar 125 vjetorin e orëve OMEGA, kompania në fjalë lëshon në shitje orën e quajtur De Ville, që përbëhet nga risi në prekje dhe në lëvizje.

Në përgjithësi, OMEGA De Ville Trésor ka dizajn të orëve të njohura tashmë në treg por është i përbërë nga material ari prej 18 karatësh me dimension prej 40 mm.

Ora e re, jubilare për kompaninë OMEGA, ka rripa të lëkurës me ngjyrë të kuqe, njëjtë edhe si brendi e orës.

Foto nga katalogu

Foto nga katalogu

Në pjesën e pasme të orës janë të shkruar edhe informacionet e orës dhe viti jubilar i prodhimit 1894-2019. Ora në fjalë ka kronometër manual.

Foto nga katalogu

Bozinovski ofron lirim prej 20% në vend të “tax free” për brendet e njohura zvicerane të orëve për të gjithë blerësit nga Kosova dhe Shqipëria të cilët në sallonet e shitjes do të tregojnë pasaportën. Shfrytëzojeni këtë mundësi ekskluzive nëpër shitoret për orë dhe orendi zbukuruese Bozhinovski, që gjenden në Skopje City Mall, Ramstore dhe në sheshin e Shkupit. Për më shumë info rreth kësaj oferte, klikoni këtu.

Oferta për lexuesit nga Kosova dhe Shqipëria

Artikull i sponsoruar

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)