LAJMI I FUNDIT:

Bozhoviq: Prokurori Sylë Hoxha i gatshëm për ta zbardhur vrasjen e Ivanoviqit

Bozhoviq: Prokurori Sylë Hoxha i gatshëm për ta zbardhur vrasjen e Ivanoviqit

Zëvendëskryetarja e Iniciativës Qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” (SDP), Ksenija Bozhoviq, sot për herë të dytë, tani para Prokurorit Special të Kosovës, Sylë Hoxha, ka dhënë deklaratë për vrasjen e Oliver Ivanoviqit – liderit të SDP – e cila ndodhi më 16 janar në pjesën veriore të Mitrovicës.

“Nuk kisha asgjë për të shtuar në deklaratën e dhënë para prokurorit nga Mitrovica”, tha Bozhoviq, shkruan “Blici” i Beogradit, përcjell Telegrafi.

Sipas saj, “një gjë është e qartë, se me ri dëgjimin e dëshmitarëve hetimi kthehet në fillim dhe, që thënë më thjesht, kjo krijon hapësirë ​​për rrjedhje të informacioneve, për çfarë edhe hetimi tani e tutje do të jetë më i vështirësuar”.

“Paralajmërova se askush nuk është i gatshëm për të vënë kokën në rrezik, për të treguar me gisht se kush urdhëroi dhe kush e kreu vrasjen e kryetarit të partisë sonë”, tha Bozhoviq, duke shtuar se është e sigurt se vrasja është përgatitur dhe realizuar në mënyrë profesionale.

Ajo thotë se është e qartë se prokurori Hoxha pret që dikush nga të intervistuarit ta thotë emrin e autorit të mundshëm të krimit, sepse ekziston “dyshimi i bazuar”, i cili ka nevojë të vërtetohet me deklaratat e dëshmitarëve.

Bozhoviq thekson se e di që procesi i hetimit do të zgjasë, sepse do të merren në pyetje shumë njerëz dhe se çdo detaj në lidhje me vrasjen do të jetë i vlefshëm për prokurorin special, i cili, sipas saj, është i gatshëm për të zbardhur vrasjen e Ivanoviqit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori