LAJMI I FUNDIT:

Bournemouth – Man City, formacionet zyrtare

Bournemouth – Man City, formacionet zyrtare

Bournemouth dhe Manchester City kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.

Kampioni aktual i Anglisë është mysafirë i Bournemouthit në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të Ligës Premier, e cila zhvillohet nga ora 15:00.


Skuadra e Pep Guardiolas ka fituar bindshëm ndeshjen e parë ndaj West Hamit, ndërsa ka barazuar me Tottenhamin në ndeshjen e dytë dhe kështu synon t’i kthehet fitores në kampionat.

Në anën tjetër, ekipi vendas ka një barazim dhe një fitore në dy ndeshjet e para dhe synon ta vazhdojë këtë seri pozitive edhe ndaj Cityt para shikuesve të vet.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Bournemouth: Ramsdale; Smith, Mepham, Cook, Daniels; Lerma, Ake, Billing; King, Wilson, Fraser. 

Man City: Ederson, Walker, Otamendi, Laporte, Zinchenko; Gundogan, Silva (C), De Bruyne; Bernardo, Sterling, Aguero

/Telegrafi/