LAJMI I FUNDIT:

Bota në frikë: Izraeli bombardoi Sirinë, Irani paralajmëroi bombardimin e Tel Avivit (Video)

Bota në frikë: Izraeli bombardoi Sirinë, Irani paralajmëroi bombardimin e Tel Avivit (Video)

Aeroplanët luftarakë izraelitë sulmuan mbrëmë një konvoj të kamionëve në Siri, në afërsi të kufirit me Libanin, nën dyshimin për bartjen e armëve për Hezbollahun. Besohet se kamionët mbanin sistemin e avancuar të raketave ruse SA-17, të cilat në një qark prej 65 kilometrave, mund të godasin shumë caqe, përfshirë edhe aeroplanët, helikopterët dhe fluturaket pa pilotë. Nga ana tjetër, nga Siria raportojnë se sulmi ishte drejtuar kundër qendrës për kërkime ushtarake në veriperëndim të Damaskut.

Rrjeti televiziv amerikan NBC thotë se Izraeli nuk do të lejojë Sirinë dhe Hezbollahun të kalojë të ashtuquajturën “vijë e kuqe”, pra se me forcë do të ndalojë çdo përpjekje siriane për t’ia dhënë Hezbollahut armët jokonvencionale, kimike dhe biologjike.

Menjëherë pas lajmit të bombardimit të autokolonës siriane, u përfshirë në këtë rrëfim Irani, armiku kryesor i Izraelit dhe një fuqi rajonale që mbështet regjimin e Sirisë dhe Hezbollahun. Ministri i Jashtëm iranian, Ali Akbar Salehi, ka dënuar bombardimin izraelit të një kompleksi ushtarak në Siri, duke e quajtur si agresion brutal, nga frika se Izraeli, duke parandaluar dorëzimin e armëve për Hezbollahun, dobëson kërcënimet iraniane ndaj këtij vendi.


"Nuk ka asnjë dyshim se ky akt agresiv shkon në të njëjtin drejtim, si politika e Perëndimit ashtu edhe politika sioniste, për të vënë në sfond të dytë suksesin e popullit sirian dhe të qeverisë siriane, që duan të kthejnë stabilitetin dhe sigurinë në vend”, ka thënë Akbar, transmeton Haaretz. Ndërsa, zëvendës i tij, Amir Abdollahian, siç raporton Guardian, tha se sulmi në Siri do të ketë "pasoja të rënda për qytetin izraelit të Tel Avivit".

Në të njëjtën kohë, në Izrael politikanët heshtin. Nuk ka konfirmim për sulmin natën e kaluar. Të martën, gjeneralmajori Amir Eshel tha se Izraeli "kryen veprime që synojnë për të eliminuar kërcënimet dhe për të krijuar kushte të favorshme për fitore në luftë”.

Në këtë histori është bashkuar edhe Rusia, një aleat i Sirisë, e cila konfirmoi se bombardimi i qendrës kërkimore është “sulm i paarsyeshëm në territorin e një shteti sovran, që shkel Kartën e OKB-së dhe është absolutisht e papranueshme, pavarësisht motiveve”.

Siria, sot pasdite, ka shtruar ankesë në OKB, duke kërcënuar edhe për “pasoja të rënda".

Edhe pse diplomacia izraelite nuk po deklarohet, zyrtarët amerikanë kanë thënë, sipas New York Times, se ishin të informuar për qëllimet e Izraelit për të sulmuar Sirinë.

Për shkak të frikës nga sulmet në qytetet e mëdha izraelite – Tel Aviv, Jerusalem dhe Haifa – popullata ka nisur të marrë masat e sigurisë. Mediat raportuan se popullsia në Jerusalem është duke u furnizuar me maska gazi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut

Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut

Azia
Nëna nga Brazili së bashku me të birin shtien mbi një shtëpi private, vriten dy persona dhe plagoset prifti – gjithçka filloi për qiranë

Nëna nga Brazili së bashku me të birin shtien mbi një shtëpi private, vriten dy persona dhe plagoset prifti – gjithçka filloi për qiranë

Amerika Latine
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Evropa
Kalo në kategori