LAJMI I FUNDIT:

Bostoni e mposht Toronton pas vazhdimeve, Irving i papërmbajtshëm për Leonardin

Bostoni e mposht Toronton pas vazhdimeve, Irving i papërmbajtshëm për Leonardin

Boston Celtics kanë shënuar fitore të madhe para tifozëve të vet në TD Garden duke mposhtur rivalin direkt në Konferencën Lindore, Toronto Raptors, me rezultat 123-116 pas vazhdimeve.

Sfida ishte në secilin moment e barabartë qysh nga fillimi.


Sa Leonard e sa Irving ishin bartës të skuadrave të tyre me përkrahje nga lojtarë si Ibaka dhe Tatum.

Bostoni pati epërsinë më të madhe prej 13 pikësh që nuk zgjati shumë, kurse Toronto pati epërsinë prej 10 pikësh në fraksionin e fundit të ndeshjes që nuk u mbajt nga skuadra kanadeze.

I pandalshëm në këtë takim ishte Kyrie Irving me 43 pikë e 11 asistime ku Tatum shtoi 21 pikë e shtatë kërcime.

Kawhi Leonard te Toronto ishte dominues me 31 pikë, 15 kërcime, katër asistime e tri topa të vjedhur, i ndihmuar nga Ibaka me 21 pikë.

Pas kësaj fitore Bostoni vazhdon të afrohet në kreun tabelar që mbahet nga Toronto, skuadër që ka 12 fitore, duke qenë tri fitore prapa.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori