LAJMI I FUNDIT:

Bosnja me rekord të të infektuarve, rreth dymijë raste të reja me coronavirus

Bosnja me rekord të të infektuarve, rreth dymijë raste të reja me coronavirus

Autoritetet shëndetësore boshnjake kanë publikuar raportin më të ri sa i përket gjendjes me pandeminë.

Në 24 orët e fundit në Bosnje-Hercegovinë është regjistruar numër rekord i të të infektuarve me coronavirus.


Pas testimit të 4,367 mostrave, u regjistruan 1,903 raste të reja me infeksion të COVID-19 gjersa kanë vdekur 21 njerëz, raporton klix.ba.

Theksojmë se gjatë ditës së djeshme ishin raportuar gjithsej 1.586 persona të infektuar me virus.

Ndryshe, Bosnja deri më tani ka 44737 persona me coronavirus gjersa kanë ndërruar jetë 1161 persona. /Telegrafi/