LAJMI I FUNDIT:

Bosnja arreston policin serb që kishte rrahur të burgosurit shqiptarë në luftën e ish-Jugosllavisë

Bosnja arreston policin serb që kishte rrahur të burgosurit shqiptarë në luftën e ish-Jugosllavisë

Ish-oficeri i policisë serbe, Ivan Gjuriq u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Bosnje-Hercegovinës rreth dyshimeve për krime lufte kundër viktimave të kombësisë kroate dhe boshnjake në Brçko.

Prokuroria boshnjake njoftoi se 49-vjeçari dyshohet të ketë marrë pjesë në kryerjen e krimeve të luftës në zonën e Brçkos, së bashku me persona të tjerë, të cilët ishin ndjekur më parë nga Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavi (ICTY), njoftoi aljazeera.


Ai dyshohet drejtpërdrejt për vrasjen e të paktën dy civilëve boshnjakë dhe një kroat.

Hetimi gjithashtu përcaktoi se Gjuriq, si një anëtar i të ashtuquajturit të togës së ndërhyrjes së policisë serbe, së bashku me Goran Jelisiç aka Adolf, i cili u dënua nga ICTY me 40 vjet burg në vitin 2001, morën pjesë në abuzimin e civilëve të ndaluar në kampin “Luka” në Brçko në vitin 1992.

Gjuriq thuhet se rrahu të burgosurit kroatë, boshnjakë dhe shqiptarë me shkopinj, i plagosi ata me një armë të ftohtë, i grabiti dhe i poshtëroi. /Telegrafi/