LAJMI I FUNDIT:

Bosch do të investojë 462 milionë dollarë në prodhimin e çipave në vitin 2022

Bosch do të investojë 462 milionë dollarë në prodhimin e çipave në vitin 2022

Bosch njoftoi se do të investojë 400 milionë euro (462.5 milionë dollarë) në tre vende të prodhimit të çipave vitin e ardhshëm.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pjesa më e madhe e investimit do të shkojë në fabrikën e saj të prodhimit në Dresden, Gjermani, e cila filloi punën në qershor.


“Kërkesa për çipa po vazhdon të rritet me shpejtësi marramendëse. Në dritën e zhvillimeve aktuale, ne po zgjerojmë sistematikisht prodhimin tonë të tyre në mënyrë që t’u ofrojmë klientëve tanë mbështetjen më të mirë të mundshme”, tha Dr. Volkmar Denner, kryetar i bordit të menaxhimit të Robert Bosch GmbH.

Sipas Reuters, së bashku me objektin e Dresdenit, Bosch planifikon të investojë 50 milionë euro (58 milionë dollarë) në krijimin e hapësirës shtesë në fabrikën e saj në Reutlingen në Gjermani.

Me këtë vendim, Bosch do të ketë investuar gjithsej 150 milionë euro (173 milionë dollarë) në kantier midis 2021 dhe 2023. /Telegrafi/