LAJMI I FUNDIT:

Borxhi i përgjithshëm shtetëror i Malit të Zi është 3.66 miliardë euro

Borxhi i përgjithshëm shtetëror i Malit të Zi është 3.66 miliardë euro

Borxhi i përgjithshëm shtetëror i Malit të Zi, pa depozita, më 30 qershor të këtij viti arriti në 3.664 miliardë euro ose 79.54 për qind e Bruto Produktit të Brendshëm (PBB).

Kjo është bërë e ditur për revistën Danas nga Ministria e Financave e Malit të Zi, raporton b92.


Me depozitat, borxhi i përgjithshëm i shtetit është 3.284 miliardë euro ose 71.3 për qind e PBB-së. Krahasuar me fundin e marsit, borxhi i shtetit u rrit me 321 milionë euro, transmeton Telegrafi.

Borxhi i jashtëm arriti në 3.1 miliardë euro, ose 67.4 për qind e PBB-së, ndërsa borxhi i brendshëm arriti në 559.4 milionë euro, ose 12.14 për qind e PBB-së. Depozitat në fund të tremujorit të dytë të vitit 2020 arritën në 379.62 milionë euro, përfshirë 38,477 ari (vlera e arit ishte 60.49 milionë euro) ose 8.24 për qind e PBB-së”, njoftoi Ministria e Financave.

Departamenti qeveritar deklaroi se ata kanë përfunduar marrëveshje kredie në shumën prej mbi 480 milionë eurove deri më tani këtë vit.

Ndryshe, fondet e huazuara për nevojat e financimit të buxhetit janë të destinuara për financimin e shpenzimeve korente, investimeve kapitale dhe ripagimit të borxhit të vitit 2020. /Telegrafi/