LAJMI I FUNDIT:

Borovci: AKR nuk ndjek politika bllokuese në Kuvendin e Prishtinës

Borovci: AKR nuk ndjek politika bllokuese në Kuvendin e Prishtinës

Rrethanat e krijuara pas dorëheqjes nga Lëvizja Vetëvendosje e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka nxitur debate dhe dilema lidhur me funksionimin e ekzekutivit dhe legjislativit të Komunës së Prishtinës.

Këshilltari komunal nga radhët e AKR-së, Sami Borovci, shpreson që kjo situatë të mos ndikojë në çfarëdo stagnimi apo bllokimi eventual të jetës institucionale në Prishtinë.


Ai, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se situata e re, kërkon qasje të re.  “AKR si parti liberal demokrate nuk ka ndjekur asnjëherë politika bllokuese, sepse në pozitë apo opozitë në vazhdimësi kemi dëshmuar se kur është fjala për të mirën e qytetarit, ne luajmë rol konstruktiv dhe asnjëherë bllokues”.

Postimi i plotë i Borovcit:

“Përmbi Prishtinën është vetem qielli! 

Rrethanat e reja të krijuara pas zhvillimeve të fundit në qeverisjen e Prishtinës, sigurisht kanë shqetësuar shumë qytetarë të kryeqytetit. Si pjesë e koalicionit qeverisës këto ditë edhe ne, kemi pranuar shumë pyetje për rolin e AKR-së në situatën e re.

Situata e re, kërkon qasje të re! AKR si parti liberal demokrate nuk ka ndjekur asnjëherë politika bllokuese, sepse në pozitë apo opozitë në vazhdimësi kemi dëshmuar se kur është fjala për të mirën e qytetarit, ne luajmë rol konstruktiv dhe asnjëherë bllokues. Kjo qasje do të vazhdojë edhe më tutje për aq sa ka mundësi dhe hapësirë!

Si Këshilltar Komunal shpresoj që kjo situatë të mos ndikoj në çfarëdo stagnimi apo bllokimi eventual të jetës institucionale në Prishtinë. Çdo tendencë për të bllokuar, apo injoruar Kuvendin Komunal siç ka ndodhur pjesën më të madhe të mandatit të kaluar është krejtësisht e papranueshme dhe ju siguroj se karshi kompetencave të mia nuk do të tolerojë krijimin e një situate të tillë!

Qytetarët e Prishtinës meritojnë një qeverisje funksionale e cila në katër vitet e ardhshme do të realizojë të gjitha zotimet mbi të cilat ka marrë besimin e qytetarëve”, ka shkruar Borovci. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori