LAJMI I FUNDIT:

Bordi i Unitedit refuzon kërkesën e Solskjaer për transferimin e Bruno Fernandes

Bordi i Unitedit refuzon kërkesën e Solskjaer për transferimin e Bruno Fernandes

Ole Gunnar Solskjaer është i zhgënjyer me bordin e Manchester Unitedit rreth transferimit të Bruno Fernandes nga Sporting Lisbona.

Djajtë e Kuq nuk janë aq të bindur për mesfushorin 24-vjeçar, ndërsa trajneri norvegjez thuhet se ka kërkuar që bordi t’i paguajë 80 milionë euro për shërbimet e lojtarit.


Sipas burimeve të gazetës portugeze, “Correio da Manha“, skuadra angleze nuk dëshiron t’i paguajë më shumë se 55 milionë euro për një lojtar që nuk paraqitet rregullisht në Ligën e Kampionëve, pavarësisht faktit se Fernandes ka shënuar 31 gola në të gjitha garat sezonin e të kaluar.

Solskjaer i kërkon drejtuesve edhe tri transferime, Maguire i pari në listë
Lexo po ashtu Solskjaer i kërkon drejtuesve edhe tri transferime, Maguire i pari në listë

Ai madje është quajtur ‘Frank Lampardi i dytë’ për shkak të aftësisë së tij që të shënojë gola. Mesfushori portugez ishte prioritet i Solskjaerit në këtë afat kalimtar veror, mirëpo tani duhet të ndryshojë planet.

Vlen të theksohet se Sporting Lisbona kërkon 80 milionë euro për shërbimet e mesfushorit, ndërsa në garë thuhet të jetë edhe Manchester City i Pep Guardiolas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

La Liga
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Kalo në kategori