LAJMI I FUNDIT:

Bonucci: Dua të bëj histori me Milanin

Bonucci: Dua të bëj histori me Milanin

Leonardo Bonucci thotë se është i gatshëm të “shkruajë histori me Milanin” dhe se Rossonerët janë ” të uritur për të fituar”.

Transferimi i Bonuccit te kuqezinjtë është bërë javën e kaluar prej Juventusit, ku ky i fundit arkëtoi 30 milionë euro.


Mbrojtësi italian foli me admirim për futbollistët legjendarë të ekipit nga San Siro.

“Kur mendoni për Milanin, natyrisht ju shkon ndërmend për historinë e ekipit. Gjithë atyre kampionëve që kanë veshur ngjyrat e famshme të ekipit,” shkroi italiani në Instagram.

“Unë mendoj për Baresin, Costacurtan, Maldinin, Nestan, Tassottin. I admiroj ata për atë që kanë dhënë për këtë Klub. Ata janë legjenda”.

“Sfida fillon tani, një aventurë e re fillon sot bashkë me shokë të cilët, si unë, janë të uritur për të fituar.

“Unë do të doja të falënderoja gjithë ekipin, drejtorin Fassone Mirabelli dhe trajnerin Montella, të cilët më kanë mbështetur fuqishëm dhe më kanë bërë të ndihem i dobishëm për këtë plan ambicioz”, ka shkruar Bonucci. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e

Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e "Santiago Bernabeut" të ri

La Liga
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori