LAJMI I FUNDIT:

Bonucci: Bayernin e godasim në pikë të dobët

Bonucci: Bayernin e godasim në pikë të dobët

Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci, është i bindur se ekipi i tij i di pikat e dobëta të Bayernit.

Bianconerët do të luftojnë për kualifikim në Ligën e Kampionëve të mërkurën në mbrëmje.

“Do të jetë ndeshje e shkëlqyer. Ne po shkojmë në Munich me entuziazmin për kualifikim”.


“Ne e dimë se ata janë të fortë, por edhe ata i kanë pikat e dobëta të tyre”.

“Pas humbjes nga Sassuolo në pjesën e parë të sezonit, gjërat u kthyen në favorin tonë”.

“Ne duhet të japim më shumë”, potencoi Bonucci. /Telegrafi/