“Bombardon” Komandanti

Angazhimi i trajnerëve të huaj në punën me gjenerata të reja, që në start është veprim i gabuar dhe mjaft tendencioz nga ana e juaj, se në një formë apo tjetrën, neve po na vëni para një akti të kryer dhe antikombëtar”, thuhet në shkresën publike të Shatrit.
“Si është e mundur që edhe 15 vjet pas luftës ju të deklaroheni se në Kosovë nuk ka trajnerë, cili ka qenë roli juaj dhe i klubeve të basketbollit në përgjithësi në avancimin e trajnerëve, roli juaj dhe i klubeve ka qenë zero!”, ka shkruar trajneri prishtinas, i cili insiston se angazhimi i amerikanit Cris Dial është i panevojshëm dhe i dëmshëm për Kosovën.
“Cili na qenka ky trajner?, çfarë CV ka ky trajner dhe suksesi i tij të Amerikë? Vallë a e dini në cilin vend radhitet shkolla ku ka punuar, në vendin e 9155. Po, po 9155, Bravooo”, ka theksuar ai, duke shtuar se punën e tij mund ta kryejnë vendorët, transmeton Zëri.
Sipas tij, duke i nënvlerësuar trajnerët vendorë, FBK-ja po e nënvlerëson kryetarin e saj, sekretarin, etj.
Ai kujton se basketbollistët e njohur si: Drilon Hajrizi, Alban Veseli, Fisnik Rugova, Muhamet Hasani, Urim Zenelaj, Qendrim Biraj, Imer Tahiri, Samir Zekiqi, etj, janë zbuluar nga trajnerët vendorë, nëpër duart e të cilëve kanë kaluar edhe yjet: Kenan Spahi (Fenerbahche), Erion Kastrati (Kerka), Gezim Morina (Helios), Vigan Gashi (Trabzonspor), Dino Herc (Cdevita), Burak Hxhismajli, Enes Spahi, Erhan Sholla (Tofas), etj.
Pavarësisht këtyre kritikave, thotë se letra e tij të mos merret si sulm ndaj dikujt.



















































