ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Është bombarduar një maternitet në veri-perëndim të Sirisë duke shkaktuar kështu viktima në mesin e pacientëve dhe personelit, ka thënë një organizatë bamirëse në Mbretërinë e Bashkuar.

Save the Children tha se bomba nga sulmi ajror, goditi hyrjen e spitalit në provincën Idilib, shkruan BBC.


Imazhet kanë treguar se ky maternitet është ndër spitalet më te mëdha në këtë zonë, transmeton KosovaPress.

Ende nuk është e qartë kush e ka kryer këtë sulm ajror, derisa i dërguari i OKB-së i kishte bërë thirrje Rusisë për një menaxhim më të mirë të korridoreve në zonat e rrethuara të Alepos.