LAJMI I FUNDIT:

Boksierë e ish-boksierë parashikojnë fituesin në rimeçin në mes Anthony Joshuas dhe Andy Ruizit

Boksierë e ish-boksierë parashikojnë fituesin në rimeçin në mes Anthony Joshuas dhe Andy Ruizit
Andy Ruiz Jr dhe Anthony Joshua (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Anthony Joshua shihet si favorit për ta fituar rimeçin ndaj Andy Ruizit në përballjen që zhvillohet sot nga ora 22:00 sipas kohës tonë lokale.

Britaniku pësoi humbjen e parë në karrierë më 1 qershor të këtij viti pikërisht nga meksikano-amerikani, duke humbur kështu të tre titujt, WBA, WBO dhe IBF.

Por, sonte Joshua do të kërkojë t’i rikthejë që të tre në belin e tij dhe të rikonfirmohet si pronar i tyre.

Andy Ruiz Jr dhe Anthony Joshua (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Boksierët kanë dhënë parashikimet e tyre se kush mund ta fitojë ripërballjen:

David Haye

Nuk mund të them se kush është fituesi, pasi që të dy janë përgatitur shumë dhe kanë për çfarë të luftojnë. Mendoj se nokauti i parë do të vije nga Ruiz, por Joshua ka kombinimet e tij dhe prej një meç të mirë.

Paulie Malignaggi

Unë them se Anthony Joshua do ta fitojë përballjen. Them se do të jetë një paraqitje shumë më e mirë e tij nga e para dhe pres nga ai që ta fitojë këtë pa shumë probleme.

Amir Khan

Mendoj se Joshua do ta fitojë këtë takim. Kam parë video të tij duke boksuar para kësaj lufte dhe them se me atë çfarë kam parë, do ta bëjë menjëherë diferencën.

Image result for amir khan

Deontay Wilder

Mendoj se Andy Ruiz do të fitojë përsëri. Ai nuk ka çfarë të humbë dhe do t’i vë të gjitha në këtë përballje. Mendoj se ai do ta mposhtë shumë lehtë Joshuan.

Tyson Fury

Ai trashaluqi i vogël (Andy Ruiz) do t’i tregojë botës se çfarë mund të bëjë dhe Anthony Joshua do të befasohet. Ai ka ngrënë çdo ëmbëlsirë dhe ushqime të shpejta në Kaliforni, por për 12 muaj është rikthyer në stërvitje dhe shikoni ku ka rënë në peshë. Mendoj se Ruiz do të fitojë.

Tyson Fury (Foto: Joe Maher/Getty Images/Guliver)

Dillian Whyte

Mendoj se do të jetë një luftë e hapur mes të dy. Por, Anthony Joshua ka më shumë për të ofruar dhe mendoj se do të fitoj, shpresoj që ai të fitojë dhe të përballem më pas unë me të.

George Foreman

Anthony joshua është rikthye dhe është më i mirë se në herën e kaluar. Ai tashmë është në dysheme dhe dëshiron të ngrihet, kështu sonte është momenti i tij dhe mendoj se do të fitojë ndaj Ruizit.

Lennox Lewis

Mendoj se do të jetë një përballje mendore se sa fizike. Andy Ruiz ka përgatitjen e duhur dhe mendoj se do të shkëlqej sërish sonte në ring. /Telegrafi/

Image result for lennox lewis

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori