LAJMI I FUNDIT:

Bogov: Tërësisht është ndërprerë tërheqja e depozitave

Bogov: Tërësisht është ndërprerë tërheqja e depozitave

Pothuajse tërësisht është ndaluar tërheqja e depozitave nga bankat pas spekulimeve në lidhje me krizën politike në Maqedoni, tha Guvernatori i BPRM-së Dimitar Bogov, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në një intervistë për Reuters, Bogov tregoi se gjatë muajit prill janë tërhequr 1.8 përqind nga depozitat në banka me çarë është edhe rasti i parë i tillë për disa vjet të rritjes të qëndrueshme të depozitave.


‘Në dy javët e fundit ne shohim stabilizimin e situatës, kurse tërheqja e depozitave pothuajse është ndërprerë. Ka indikacione se qytetarët i kthejnë depozitat në banka, sepse ne besojmë se e keqja më ka marrë fund, tha Bogov.

Guvernatori i Bankës Popullore tha se është e mundur që banka Qendrore të ulë kamatat në rast se kriza politike zgjidhet së shpejti dhe më nuk do të ketë sulme me spekulime ndaj stabilitetit të denarit. /Telegrafi/